Kërkohet mbështetje për sektorin bankar, plaçkitjet e fundit të hetohen

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 10:52 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka organizuar tryezë diskutimi me temë “Rëndësia e sektorit bankar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti tha se sektori bankar është i qëndrueshëm derisa shtoi se iu ofrojnë standarde bashkëkohore bankave që operojnë në vend.

Mehmeti ka thënë se sektori bankar viteve të fundit ka rritur në masë të konsiderueshme rolin e financimit, duke përshpejtuar ritmin e rritjes së kredive, si dhe ka shënuar progres në përmirësimin e kushteve për financim të qëndrueshëm të ekonomisë, përkatësisht bizneseve. Ai ka sqaruar se rreth 60% e kredive të lëshuara ju dedikohen ndërmarrjeve me aktivitet tregtinë.

“Gjatë këtij viti rritje të kredive ka pasur në sektorin e bujqësisë dhe sektorin e prodhimit. Mbështetja më e madhe për këta sektor të ekonomisë, por edhe për sektor të tjerë që kanë potencial më të madh për të gjeneruar rritje ekonomike është e domosdoshme për të pasur një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik”.

“Në tetor 2018, norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.6%, që paraqet një përmirësim të theksuar nëse e krahasojmë me 4 vite më parë. Gjithashtu rënia e normës së interesit në kredi vërehet qartë në të gjithë sektorët. Norma e interesit në kredi për bujqësi ka zbritur në 7.5% nga 16.7% sa ishte 5 vite më herët, në sektorin e industrisë norma e interesit ka shënuar rënie në 5.8% kahasuar më 12.2% sa ishte para 5 viteve, gjithashtu në sektorin e shërbvimeve norma e interesit ka shënuar zbritje në 6.3% nga 11.1%”.

“Po ashtu në masë të madhe janë lehtësuar edhe standardet e aprovimit të kredive është zvogëluar kërkesa për kolateral, si dhe është zgjatur afati për maturimin e kredisë. Një hap i rëndësishëm për këta sektor është bërë edhe me themelimin e Fondit Garantues të Kredive”.

Guvernatori ka kërkuar angazhim nga institucionet që ta mbështesin edhe më shumë sektorin bankar. Mehmeti tha se BQK-ja ka obliguar bankat komerciale që t’i dorëzojnë planet një vjeçare.

“Sektori bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm. 2.8% është norma e kredive jo performuëse e që është shumë pozitive. BQK me gjitha kapacitet e saj po mbështet sektorët financiarë dhe jemi duke i ofruar sektorit bankar infrastrukturë moderne financiare. Kërkohet angazhim më i madh i institucioneve që ta mbështesin edhe më shumë sektorin bankar”, tha Mehmeti

“Ne si BQK e kemi obliguar bankat komerciale që në Bankë Qendrore t’i dorëzojnë planet një vjeçare. Ato shqyrtohen gjatë muajit tetor ato shqyrtohen”.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK), Arian Zeka tha se bankat po luajnë një rol kyç në zhvillim e ekonomisë derisa u shpreh i shqetësuar për sulmet dhe plaçkitjet që po u bëhen bankave.

“Bankat janë jo vetëm kujdestar i krejt pasurive në një vend por edhe burim i financimit. Bankat luajnë një rol të rëndësishëm edhe në përmirësimin e qeverisjes kooperative. Është inkurajues fakti që norma e interesit të kredive është përgjysmuar”.

“Banka Qendrore ka bërë një punë të mirë në krijimin e një sistemi të shëndosh financiar. Shqetësim është edhe shtimi i rasteve të plaçkitjes dhe është inkurajues që guvernatori do të takohet me instancat më të larta të sigurisë”.

Arben Ymeraga, biznesmen tha se klientët kanë nevojë për lehtësim të sistemit të pagesave, raporton EO.

“Biznesi në Kosovë është në garë me kohën. Biznesi në Kosovë  është duke evoluar. Klientët tanë kanë nevojë që me një kartelë me kryer shërbime dhe jo 10 me i pasë”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezë diskutimi me panelistë: guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe drejtorin e OEAK, Arian Zeka, lidhur me ndikimin e sektorit bankar në zhvillimin ekonomik.

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, December 6, 2018

 

Të ngjashme