Kërkohet miratimi i Projektligjit për energji efiçiente, është kriter për integrim

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 15:05 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kolegjin UBT, është mbajtur konferenca për Projektligjin e Efiçiencës së Energjisë, raporton Ekonomia Online.

Miratimi i Projektligji për energjinë efiçente u kërkuar të ndodh urgjentisht, ngase u konsiderua është kriter për integrim në BE.

Edmond Hajrizi, rektor i UBT-së, tha se tema e energjisë është temë e rëndësishme për Kosovën, prandaj edhe duhet që t’i kushtohet rëndësi në mënyrë që të ecet përpara me trendet e shteteve të tjera.

“Është temë në zhvillim, ka lidhje me tematikat ë integrimeve evropiane me krijimin e vendeve të punës, dhe si teme nuk duhet të anashkalohet. Fusha e inxhinierisë është fusha më e zhvilluar në UBT. Forumi është një koment ku ne reflektojmë nga përvojën tona, nga studimet tona. Kemi strategji të shumta, kemi zhvillime dhe projekte interesante, por kemi edhe shumë për të bë për efiçiencë. Ligji është në zhvillim, këtë ligj do ta trajtojmë si çështje”.

Halit Hoxhaj, këshilltar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, tha se Projekligji për efiçiencë ka qenë e planifikuar të kalojë shumë më herët.

“Ky projektligj ka qenë i parapara të dalë shumë më herët, me 15 tetor të vitit të kaluar ka qenë e planifikuar të kaloj ky projektligj. Një element shumë i rëndësishëm është se në të gjita raportet  është konkludim i përgjithshëm mungesa e resurseve humane”.

“Të gjitha komunat duhet të kenë zyre komunale për efiqience, duhet të kemi auditor të certifikuar, nivelin qendror, dhe mbi të gjitha sektori privat duhet të ketë konsulent të prezantojnë projekte dhe të përfitojnë nga fondet që ofrohen nga ky sektorë. Një prej pikave shumë të rëndësishme edhe për shkak të vonesave në këtë ligj ka qenë mekanizmi i financimit. Korniza ligjore e manaxhimit të financave është konsulative. Të gjithë donatorët kanë kërkuar një institucion që është jashtë kornizave buxhetore”.

Pranvera Dobruna, profesoreshë në UBT, tha se projektligji ofron kornizë që ofron vende të reja të punës.

“Është një kornizë që i garanton studentëve tanë që kanë me pas vende të reja të punës. Pse studentet tanë janë me të thirrur për të marrë më shumë vende të punës, janë sepse ligjërohen shumë lëndë që lidhen me efiqiencë”.

“Shumë lëndë janë të ndërlidhura me efiqiencë. Edhe prezenca e juaj ka me pas implementues, ka me pas studentë që kanë mu përgatit, kjo do të thotë qe edhe ne nivelin akademik ka përgatitje për gjeneratat e reja me qenë në fokus të këtij ligji. Është një ligj mjaft komplet dhe mjaft mirë i ka adresuar të gjitha çështjet”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme