Kërkohet ndryshimi dhe hartimi i disa ligjeve për nxitje të investitorëve nga Gjermania

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 12:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësues të Odës Ekonomike Gjermano- Kosovare, kanë kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi ndryshimin dhe hartimin e disa ligjeve në mënyrë që të ketë nxitje të investitorëve nga Gjermania, raporton Ekonomia Online.

Nora Hasani, kryetare e kësaj ode, gjatë takimit me përfaqësuesit e Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, tha se shumë shpejt do të dorëzojnë në Qeveri rekomandimet konkrete nga ta.

“Ne si Odë përfaqësojmë interesat e komunitetin gjerman, dhe kemi 120 kompani anëtarë dhe për anëtarët tonë ofrojmë një gamë të gjerë të shërbimeve, sepse mandati jonë është që të zhvillojmë ekonominë e këtij vendi por duke e lidhur me atë gjermane. Ne kemi përgatitur edhe disa propozime konkrete që ti keni parasysh se cilat janë prioritetet tona dhe ligje që kërkojmë të hartohen dhe të ndryshohen që të tërheqim sa më shumë investitorë nga Gjermania, ne kemi filluar me dalë edhe me rekomandime për Qeverinë e Kosovës”.

“Ne jemi në kontakt me shumë Oda në  Gjermani, dhe kështu që kemi kontakte me kompani të mëdha industriale”, tha ajo.

Ajo tha se duhet të përkrahet tregtia elektronike si dhe të rregullohet shitja online.

“Ligji i punës duhet të përshtatet me rrethanat e punës dhe të përkrahet tregtia elektronik, që është ligji për nënshkrimin elektronik që duhet të aprovohet, dhe të rregullon shitjen online”.

Arten Bajrushi, kryetar i Bordit në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, tha se kompani nga Gjermania janë të ineresuara për të investuar në Kosovë.

 “Kërkesa nga anëtarët tonë ka shumë mirëpo ne jemi të fokusuar në disa pika kryesore për të cilat mund të gjejmë gjuhë por edhe një lajm se kemi kontaktuar të gjitha Odat në Gjermani që kanë shprehur interesim për investim në Kosovë”.

Kryesuesi i komisionit Ferat Shala tha se do të jenë të hapur për bashkëpunim.

“Jemi te hapur për çdo formë bashkëpunimi dhe shprehim gatishmërinë para se të fillojmë me punët e tjera si komision. Shqetësimet e juaja do ti kemi parasysh dhe kur të vjen plani qeveritar ne do ta bëjmë këtë “.

Edhe nënkryetarja e komisionit Jeta Statovci tha se kërkesat e përfaqësuesve të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare do ti përcillen edhe anëtarëve të tjerë

“Ne sot kemi organizuar takime me karakter njoftues, dhe është me rëndësi që nga kontaktet e juaja që të ndihmojmë në përmirësimin e kësaj gjendjeje, dhe do ti përcjellim te anëtarët e tjerë kërkesat e juaja”.

Të ngjashme