Kërkohet plotësim-ndryshim i vendimit për masën 100%

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 15:16 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka kërkuar plotësim ndryshimin e vendimit për masën. Ai ka propozuar të hiqet lista e brendeve qe kanë qenë të liruara, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur masën tarifore prej 100%. Përjashtim kanë pasur 9 brende. Pas kërkesave të shumta për inkuadrim në këtë listë, kanë qenë mbi 50 kërkesa për qindra mijëra produkte. Ne kemi kërkesa që të kemi tretman për të gjitha produktet e anuluara. Ne kërkojmë që të hiqet pika dy  dmth të hiqet lista për brendet ndërkombëtare”, tha Shala.

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj tha se duhet të sqarohet origjina e produkteve.

“Mendoj që vendimi duhet ta qartësoj se çfarë origjine të mallit kemi sepse duhet me pas kujdes se do të ishte e rëndë për partneret tanë ndërkombëtarë”, tha Beqaj.

Kjo pikë mbeti të votohet për mbledhjen e ardhshme.

Të ngjashme