10 thënie inspiruese për pavarësinë nga njerëz të suksesshëm

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 06:50 | Nga Ekonomia Online

Këtu janë disa fjalë të mençura inkurajuese për pavarësinë nga ndërmarrësit e suksesshëm.

Estee Lauder, bashkë-themeluese e kompanive “Estee Lauder”
“Unë nuk erdha këtu duke ëndërruar ose duke menduar për të. Erdha këtu duke e bërë atë”.

Autorja e novelave romancë me shitjet më të mira Nora Roberts
“Nëse nuk shkoni pas asaj që e dëshironi, nuk do t’a keni kurrë. Nëse nuk bëni pyetje, përgjigja është gjithmonë jo. Nëse nuk shkoni përpara, jeni gjithmonë në të njëjtin vend”.

Rachael Ray, biznesmene dhe personalitet televiziv
“Vendosni se kush jeni dhe qëndroni të vërtetë ndaj saj. Marka ime është e bazuar shumë në atë se si jetoj në jetën time”.

Gerry Schwartz, bashkë-themeluesi i “CanWest Global Communications”
“Mua më pëlqen pavarësia e drejtimit të vetëm të barkës. Më pëlqen të kontrolloj elementet, t’a bëj erën, valët dhe ujin të funksionojnë për mua”.

Mary Kay Ash, themeluese e kozmetikës “Mary Kay”
“Ne duhet të kemi një motiv, një qëllim në jetët tona. Nëse nuk e dini se ku po shkoni, nuk keni një qëllim. Qëllimi im është të jetoj jetën në atë mënyrë se kur të vdes, dikush mund të thotë: ‘asaj i interesonte'”.

Richard Branson, ndërmarrës serik dhe themelues i “Virgin Group”
“Unë besoj në diktaturën dashamirëse, nëse unë jam diktatori”.

Steve Jobs, bashkë-themeluesi dhe ish-kryeshefi Ekzekutiv i “Apple”
“Duke marrë parasysh faktin se do të vdes së shpejti është mjeti më i rëndësishëm në të cilin kam hasur i cili më ka ndihmuar të bëj zgjedhje të mëdha në jetë. Sepse pothuajse gjithçka, të gjitha pritshmërisë e jashtme, e gjithë krenaria, e gjithë frika e turpit ose dështimit, këto gjëra zhduken në fytyrë të vdekjes, duke lënë vetëm ato që janë me të vërtetë të rëndësishme. Duke kujtuar se do të vdisni është mënyra më e mirë për të shmangur kurthin e të menduarit se keni diçka për të humbur. Ju tashmë jeni të zhveshur. Nuk ka asnjë arsye për të mos ndjekur zemrën tuaj”.

Presidenti i ShBA-së, ndërmarrësi i suksesshëm, Donald Trump
“Unë nuk kënaqesha duke fituar për një jetesë të mirë. Unë dëshiroja të lija përshtypje”.

Niklas Zennstrom, bashkë-themeluesi i Skype
“Nëse dëshironi të jeni një ndërmarrës, nuk është një punë, është një stil jetese. Ajo ju definon. Harroni pushimet, shkuarjen në shtëpi në 6 pasdite. Gjënë e fundit të cilën do ta bëni në mbrëmje do të jetë dërgimi i e-maileve, gjëja e parë në mëngjes leximi i atyre, dhe ju do të zgjoheni në mes të natës. Por është shumë shpërblyese, për shkak se ju përmbushni veten”.

Jerry Weintraub, ish-kryeshef Ekzekutiv i “United Artists”, dhe regjisor i filmave
“E kam mësuar se nuk jam një ekzekutiv i mirë. Jam një ndërmarrës dhe jam kreativ. Duhet t’i besoj instinktit tim dhe të bëj atë që dua”.

Të ngjashme