11 porosi nga Bill Gates si të keni sukses në jetë

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Bill Gates, tani njeriu më i pasur i planetit, filloi të programonte kompjutera kur ai ishte vetëm 13 vjeç.

Ai themeloi Microsoft-in me shokun e tij të fëmijërisë, Paul Allen, në vitin 1975, pasi braktisi Harvardin.

Së bashku me miq të tjerë miliarderë, Gates është zotuar se do të lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes.

Ja disa nga rregullat që ai na porositë t’i kemi parasysh nëse duam të kemi një jetë të suksesshme:

1: Jeta nuk është e drejtë, duhet të mësoheni me të.

2: Bota nuk do të kujdeset për vlerësimin tuaj personal. Bota pret që ju të bëni diçka, përpara se të ndjeheni mirë me veten.

3: Ju nuk do të fitoni sapo të mbaroni shkollën, menjëherë për punën që bëni, 60.000 dollarë në vit.

Ju nuk do të bëheni as menjëherë, sa të mbaroni shkollën, zëvendëspresident i firmës me telefon në makinën tuaj. Ju do t’i fitoni me shumë mundim të dyja.

4: Nëse mendoni se mësuesi juaj apo prindi janë të ashpër, prisni deri sa të keni një shef në punë.

5: Të paguheni më pak sa ju takon, nuk është në dinjitetin tuaj, gjyshërit tuaj përdornin fjalën “mundësi” në vend të pagesës më pak se të takon.

6: Nëse gaboni apo futeni në telashe, nuk është faji i prindërve tuaj, kështu që mos u ankoni për gabimet, por mësoni prej tyre.

7: Para se të kishit lindur, prindërit tuaj nuk kanë qenë kaq të mërzitshëm sa janë tani. Ata u bënë të tillë nga pagesa e faturave tuaja, pastrimi i rrobave, si dhe duke ju dëgjuar kur thoni aq shpesh se sa “cool” dhe të zotët jeni.

8: Shkolla juaj mund t’ju ketë bërë fitues apo humbës në shumë gjëra, por jeta, akoma jo. Në disa shkolla i kanë hequr fare notat që sanksionojnë dështimin, duke ju dhënë shanset deri sa ju të merrni notën kaluese. Por mos harroni, kjo që ndodh në shkollë nuk ka as ngjashmërinë më të vogël me jetën reale, që do të thotë se shanset nuk të jepen shumë herë në jetë!

9: Jeta nuk është e ndarë në semestra. Ju nuk i ndalni dot stinët e vitit dhe vetëm shumë pak prej punëdhënësve tuaj janë të interesuar t’ju ndihmojnë për të gjetur vetveten. Prandaj gjejeni vetveten se kush jeni në kohën e duhur.

10: Televizioni nuk është jeta e vërtetë. Në jetën reale njerëzit nuk kanë kohë të rrinë gjatë nëpër kafene dhe restorante sepse duhet të shkojnë në punë.

11: Silluni mirë me “budallenjtë”, sepse shanset janë që ju të punoni për njërin prej tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme