21 këshilla për ndërmarrësit e rinj dhe ambiciozë

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 07:51 | Nga Ekonomia Online

Të qenit i suksesshëm shpesh do të thotë të mësoni nga ata të cilët tashmë kanë arritur qëllimet e tyre. Posedimi i një mentori është një bekim i mrekullueshëm për një ndërmarrës, por jo të gjithë mund të gjejnë një.

Nëse nuk keni gjetur ende mentorin tuaj personal,  këtu janë 21 këshilla për çdo ndërmarrës ambicioz që të ju ndihmojnë të filloni.

  1. Sfidoni veten

Richard Branson thotë se motivimi i tij më i madh është të vazhdojë të sfidojë veten. Ai trajton jetën si një edukim të gjatë universiteti, ku ai mund të mësojë më shumë çdo ditë. Edhe ju mundeni!

  1. Bëni punë e cila ju intereson

Nuk ka dyshim se drejtimi i një biznesi merr shumë kohë. Steve Jobs shënoi se mënyra e vetme për të qenë të kënaqur në jetën tuaj është të bëni punë në të cilën keni besim.

  1. Ndërmerrni rreziqe

Ne kurrë nuk i dimë rezultatet e përpjekjeve tona deri sa t’i bëjmë ato. Jeff Bezos tha se ai nuk do të pendohej nga dështimi, por do të pendohej nga mospërpjekjet.

  1. Besoni në veten tuaj

Siç tha Henry Ford, ‘’Pavarësisht se a mendoni se mundeni apo se nuk mundeni, ju keni të drejtë’’. Besoni se mund të arrini sukses, dhe do të gjeni mënyra për të kaluar pengesa të ndryshme. Nëse jo, ju do të gjeni arsyetime.

  1. Kini një vizion

Themeluesi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Tumblr, David Karp, thotë se një ndërmarrës është dikush i cili ka një vizion për diçka dhe një dëshirë për t’a krijuar atë. Mbani vizionin tuaj të qartë gjatë gjithë kohës.

  1. Gjeni njerëz të mirë

Ai me të cilin rrini, ai bëheni. Reid Hoffman, bashkë-themeluesi i LinkedIn, tha se  mënyra më e shpejtë për të ndryshuar veten tuaj është të qëndroni me njerëz të cilët tashmë janë ata të cilët ju dëshironi të jeni.

  1. Përballuni me frikat tuaja

Mposhtja e frikës nuk është e lehtë, por duhet të bëhet. Arianna Huffington dikur tha se ajo zbuloi se guximi ishte sikur një muskul, sa më shumë që e ushtronte atë, aq më i fuqishëm bëhej.

  1. Ndërmerrni veprime

Bota është përplot me ide të mrekullueshme, por suksesi vjen vetëm përmes veprimeve. Walt Disney dikur tha se mënyra më e lehtë për të filluar është të ndaloni së foluri dhe të filloni së bëri. Kjo është e vërtetë edhe për suksesin tuaj gjithashtu.

  1. Kaloni kohë

Askush nuk arrin sukses menjëherë, dhe secili ishte dikur fillestar. Siç tha Steve Jobs, ‘’nëse shikoni me kujdes, shumë suksese gjatë natëts morën kohë të gjatë’’. Mos u frikësoni të investoni kohë në kompaninë tuaj.

  1. Menaxhoni energjinë, jo kohën

Energjia juaj kufizon atë që mund të bëni me kohën tuaj, kështu që menaxhojeni me zgjuarsi.

  1. Ndërtoni një ekip të mrekullueshëm

Askush nuk arrin sukses në biznes vetëm, dhe ata të cilët tentojnë humbasin. Ndërtoni ekipin tuaj për të forcuar suksesin.

  1. Punësoni për karakter

Përderisa ndërtoni ekipin tuaj, punësoni për karakter dhe vlera. Ju gjithmonë mund të trajnoni dikë për aftësi, por nuk mund të bëni që vlerat e dikujt të përshtaten me kompaninë tuaj pas faktit.

  1. Planifikoni kapitalin

Richard Harroch, një kapitalist i ndërmarrjeve, ka këtë këshillë për ndërmarrësit e ardhshëm: ‘’Është gjithmonë më e vështirë të rrisni kapitalin se sa mendoni, dhe gjithmonë merr kohë. Planifikojeni këtë’’.

  1. Dini qëllimet tuaja.

Ryan Allis, bashkë-themeluesi i iContact, tregoi se të pasurit fundin në mendje çdo ditë ju siguron se punoni drejt tij. Vendosni qëllime dhe kujtojani vetes çdo ditë.

  1. Mësoni nga gabimet

Shumë ndërmarrës shohim gabimet si mësuesit e tyre më të mirë. Kur mësoni nga gabimet tuaja, ju afroheni me suksesin, edhe pse keni dështuar fillimisht.

  1. Njihni konsumatorin tuaj

Dave Thomas, themeluesi i Wendy’s, citoi se njohja e konsumatorit tuaj është njëri prej tre çelësave të suksesit. Njihni ata të cilëve iu shërbeni më mirë se gjithkujt, dhe ju do të jeni në gjendje të jepni zgjidhjet që iu nevojiten.

  1. Mësoni nga ankesat

Bill Gates dikur tha se konsumatorët tuaj më të mërzitur janë burimi më i mirë i mësimit. Lejoni konsumatorët e mërzitur të ju mësojnë se ku qëndrojnë mungesat në shërbimin tuaj.

  1. Kërkoni të dhënat e konsumatorëve

Supozimi i asaj që i nevojitet ose e dëshiron konsumatori nuk do ju dërgojë kurrë drejt suksesit. Ju duhet t’i pyesni ata direkt, dhe pastaj t’i dëgjoni me kujdes.

  1. Shpenzoni me zgjuarsi

Kur shpenzoni para në biznesin tuaj, kujdes t’i shpenzoni me zgjuarsi. Është e lehtë të shpenzoni në gjëra të marra dhe të shpenzoni kapitalin shpejtë.

  1. Kuptoni industrinë tuaj

Tony Hsieh, themeluesi i Zappos, dikur tha, ‘’Mos luani lojëra të cilat nuk i kuptoni, edhe nëse shihni njerëzit tjerë duke fituar para nga ato’’. Kuptimi i industrisë tuaj është çelësi i suksesit.

  1. Jepni më shumë se sa pritet

Larry Page i Google inkurajon ndërmarrësit të japin më shumë se sa presin konsumatorët. Është një mënyrë e mrekullueshme të viheni re në industrinë tuaj dhe të ndërtoni një ndjekje besnike të përkrahësve.

Të qenit ndërmarrës i suksesshëm kërkon shumë punë, vizion dhe këmbëngulësi. Këto 21 këshilla, nga ndërmarrësit të cilët tashmë kanë gjetur suksesin, do ju ndihmojnë të kaloni nëpër këtë rrugë më lehtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme