4 arsye pse rezymetë nuk funksionojnë më

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 15:51 | Nga

Sipas ekspertëve, “Titujt dhe vitet e eksperiencës nuk janë më monedha numër një e individit.”

Kur kërkoni për dikë për punë mënyra më e shpejtë do të ishte një reyzme, por tashmë kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. Sot, 87% e rekrutuesve përdorin LinkedIn për të përzgjedhur kandidatët gjatë procesit të punësimit dhe rezymetë tradicionale po bëhen të vjetruara.

Teknologjia ka ndryshuar tregun dhe burimet njerëzore duken se nuk kanë parë një tranzicion të shpejtë, thotë Carisa Miklusak, drejtoreshë e platformës së punësimit algoritmik tilr. “Tani teknologjia nuk po i jep njerëzve një mundësi të drejtë për të konkurruar,” thotë ajo. “Përpara se të fajësosh një rezyme, duhet të kuptosh se ato janë një efekt anësor i vlerave të vjetra të punëdhënësit. Titujt dhe vitet e përvojës nuk janë më pika e fortë e një personi. ”

Artikulli u publikua më parë në faqen 19 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Rezymetë tradicionale kanë katër çështje që mund ta bëjnë të vështirë për të fituar një punë të re:

Ato fokusohen më shumë në eksperiencën sesa në aftësitë

Brezat e kaluar vlerësohen me vite përvoje dhe rezymetë tradicionale e përcjellin këtë informacion duke ofruar një pamje të historisë tuaj të punësimit. Sot, megjithatë, kandidatët janë duke u gjykuar dhe punësohen në bazë të aftësisë së tyre për të performuar, diçka që nuk shfaqet në një rezyme.

“Punëdhënësit janë të interesuar në aftësitë dhe rezultatet që dikush mund të gjenerojë, në vend të titujve apo punësimeve të mëparshme,” thotë Miklusak. “Duke u përqendruar në aftësitë mundëson një kuptim më të plotë të eksperiencës dhe aftësive të kandidatit dhe hap më shumë mundësi.”

Janë të organizuar nga titujt e punës

Rezymetë tradicionale përdorin titujt e vendeve të punës, por këto nuk janë gjithmonë aq të qarta sa punëdhënësit dëshirojnë. Emrat kreativë, si “ambasador i suksesit” dhe “ninxha i zyrës”, e bëjnë të vështirë të kuptojnë se çfarë bën një kandidat dhe nuk ka përdorim uniform të titujve.

“Kur rezymetë ngarkohen në bazat e të dhënave të punëdhënësve, rekrutuesit mund të kenë vështirësi me tituj dhe fjalët kyçe,” thotë Miklusak. “Tituj të rinj përdoren çdo ditë që nuk kanë ekzistuar më parë dhe nuk japin gjithmonë një pamje të qartë të aftësive të dikujt.”

Ato janë statike

Kandidatët duhet të fitojnë aftësi të reja për të qëndruar aktualë, dhe punëdhënësit shpesh janë duke blerë teknologji të reja që punonjësit duhet të mësojnë, por rezymetë janë statike, ato kërkojnë rishikime të shpeshta.

“Nëse nuk e përditësoni atë çdo javë, një rezyme bëhet e vjetëruar në momentin që doni ta dërgoni për një aplikim”, thotë Miklusak. Edhe pse përditësimi i profilit tuaj në LinkedIn ofron lehtësi në kohë reale, është gjithashtu me të meta. “Ju jeni ende subjekt i titullit të fundit të punës që pasqyron përvojën tuaj,” thotë ajo.

Janë të pavolitshme në ekonominë e sotme

Përdorimi i një rezymeje për të gjetur punëtorë për pozicionet e kërkuara është joefikas dhe i kushtueshëm për kompanitë. “Ekziston një hendek i aftësive në ekonomi dhe nuk kemi punëtorë të mjaftueshëm për të mbushur vendet e punës,” thotë Miklusak. “Rezymetë ngadalësojnë procesin dhe ne kemi shumë njerëz të papunë, të cilët ende nuk mund të gjejnë punë.”

Çfarë duhet të bëni?

Tani për tani, rezymetë janë ende mënyra standarde për të kërkuar një punë, prandaj bëni më të mirën tuaj derisa teknologjia të arrijë punësimin. Nëse një kompani kërkon që ju të paraqisni online rezymenë tuaj, është një ide e mirë për të përdorur metodat tradicionale për të pasqyruar veten tuaj sa më mirë, sugjeron Miklusak. “Paraqisni CV-në tuaj në internet dhe bashkangjiteni atë në email, duke përfshirë një paragraf të shkurtër që përshkruan se si mund t’i shtoni një përfitim të menjëhershëm kompanisë,” thotë ajo. “Përmblidhni aftësitë tuaja që janë relevante për rolin dhe vlerësoni aftësitë tuaja.”

Ju gjithashtu mund të telefonoheni nga menaxheri i punësimit apo departamenti i burimeve njerëzore për të tërhequr vëmendjen me aplikimin tuaj. “Ata mund të marrin mijëra rezyme, kështu që bëni diçka për të dalluar nga të tjerët,” thotë Miklusak. “Nëse jeni të interesuar, ju duhet të bëni diçka për t’u veçuar nga të tjerët.”

Kompanitë kohët e fundit po shkojnë drejt platformave Upwork, Shiftgig dhe tilr. Ato janë një mjet më i mirë për të gjetur kandidatë të rinj në vend që të kalojnë përmes rezymeve. (Business Magazine Albania)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme