5 motivet që shtyjnë njerëzit të zgjedhin ndërmarrësinë

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 23:44 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrësit ndërmarrin rreziqe të mëdha financiare, punojnë me orë të gjata dhe praktikisht torturojnë veten duke ndërtuar një biznes nga fillimi. Nëse mendoni për të, është një përvojë e hidhur. Pse do ta zgjidhte dikush këtë?

Është sepse, pavarësisht vështirësive, ka kënaqësi të cilat mund të nxjerren nga ajo, dhe në fund të tunelit, nëse i përkushtoheni mjaftueshëm, ju pret një shpërblim i madh. Ato shpërblime janë të ndryshme për secilin, por nëse e analizoni me kujdes, ka pesë motive kryesore të cilat shtyejnë shumicën e ndërmarrësve:

Paraja

Mund ta mohoni sa të dëshironi, por shumica e ndërmarrësve hyjnë në këtë lojë për shkak të potencialit për të fituar para të shumta. Tregimet për gjenitë si Richard Branson dhe Mark Zuckerberg e bëjnë të duket e mundur për çdo qytetar entuziast me një ide të mirë të bëhet miliarder gjatë natës. Kjo nuk është e vërtetë, por çdo ndërmarrës i dedikuar me një ide dhe koordinim të mirë mund të fitojë më shumë para se sa do të mundnin në një pozitë tradicionale. Nuk ka asgjë të keqe në ndjekjen e parasë, por nëse pasuria është e vetmja gjë e cila ju shtyen, ju rrezikoni të frustroheni nëse nuk përfitoni në vitet e para.

Fleksibiliteti

Disa ndërmarrës vazhdojnë vetëm sepse janë të lodhur nga kërkesat e punës tradicionale. Në një pozitë të nivelit të lartë, kërkesat janë të ndryshme, të punojnë me orë të gjata, të plotësojnë tekat e shefëve dhe klientëve, dhe të ngecin në të njëjtën pozitë të përgjegjësive. Të qenit shefi i vetes në botën e ndërmarrësisë ju liron nga këto gjëra. Ju mund të punoni sipas orarit tuaj, kurdo që keni dëshirë, dhe të vini qëllimet dhe përgjegjësitë tuaja, veçanërisht në fazat e hershme të rritjes, kështu që të punuarit në orarin tuaj nuk do të thotë se do të punoni më pak orë ose me më pak stres. Në fakt, shumë njerëz e kanë zbuluar se punojnë më shumë dhe më gjatë si ndërmarrës se sa si punonjës, por ende është shpërblyese.

Kontrolli

Dëshira për kontroll shtyen shumë ndërmarrës të cilët kanë dëshirë të arrijnë një pozitë udhëheqëse. Kur jeni shefi i organizatës tuaj, kontrolloni gjithçka, nga njerëzit të cilët punësohen, çfarë page kanë dhe çfarë drejtime strategjike vendosni.

Punonjësit e lodhur nga performancat e dobëta të kompanive të mëparshme, ose ata të cilët punojnë për një kryeshef Ekzekutiv të paaftë, mund të jenë veçanërisht të motivuar nga ky faktor. Sapo të vendosen në biznes, ndërmarrësit kanë kontrollin e plotë për çdo vendim të bërë. Por sigurisht, presioni dhe stresi shtesë vijnë me atë përgjegjësi. Ju do të keni privilegjin për të vënë drejtimin për biznesin tuaj, por nëse ai drejtim dështon, duhet ta fajësoni vetëm veten.

Puna në ekip

Disa njerëzve iu pëlqen të punojnë me të tjerët. Atyre iu pëlqen atmosfera e zgjidhjes së problemeve së bashku me ekipin, bashkëveprimet në mes të njerëzve inteligjentë dhe të respektueshëm dhe emocionet e arritjes së suksesit së bashku. Disa punë ofrojnë mbikëqyrje direkte ose role të udhëheqjes, por nuk ka asgjë sikur të ndërtoni ekipin tuaj nga fillimi.

Si një ndërmarrës i pavarur, ju do të zgjedhni partnerët, mentorët, ekipin dhe punonjësit tuaj. Kjo do të thotë se ju do të zgjedhni aftësitë, talentet dhe personalitetet e dikujt me të cilin dëshironi të punoni dhe nuk do të keni nevojë të brengoseni se do të punoni me një ekip të cilin nuk e pëlqeni. Në disa mënyra, ekipi i kompanisë tuaj do të jetë sikur familja juaj. Vetëm mbani në mend se asnjë familje nuk jeton pa mospajtime herë pas here.

Trashëgimia

Disa ndërmarrës nuk nisin për para ose përvojë por për një trashëgimi të qëndrueshme. Ata mund të dëshirojnë të bëhen fytyra e një marke ose të fitojnë famë përgjatë rrugës. Ata mund të dëshirojnë të lënë prapa diçka e cila i vlerëson ata. Ata madje mund të dëshirojnë t’ia kalojnë atë biznes një gjenerate të ardhshme. Qëllimi është, ata duan të krijojnë diçka domethënëse e cila jeton më gjatë se ata. Ky motiv është më i fuqishmi për ndërmarrësit, sepse zgjat më shumë se paraja ose përvoja.

Cili nga këto motive ju shtyn më së shumti? Shpresoj se jeni të motivuar nga më shumë se sa vetëm nga njëra prej tyre, sa më shumë shtysë që keni, aq më pak të frikësuar do të jeni kur sfidat e paevitueshme shfaqen gjatë rrugëtimit tuaj. Para se të zhyteni në botën e ndërmarrësisë, mendoni me kujdes se për çfarë është ajo që e dëshironi nga kjo përvojë. Kuptoni motivet tuaja para se të përfshiheni, ju do të zbuloni se do të jeni më të kënaqur.

Të ngjashme