7 këshilla për një planifikim të suksesshëm strategjik

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Më poshtë do të lexoni shtatë këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për të pasur një planifikim të suksesshëm strategjik.

  1. Vlerësoni konkurrencën dhe tendencat kryesore të tregjeve. Hapi i parë më i rëndësishëm në krijimin e një planifikimi të suksesshëm strategjik është vlerësimi i konkurrentëve, mjedisi rregullator dhe identifikimi i tendencave kryesore të tregjeve.
  2. Identifikoni mundësitë dhe kërcënimet e mundshme. Duke pasur një informacion të tillë mbi pikat e forta, të dobëta, mundësitë dhe kërcënimet që i kanosen një kompanie të caktuar, drejtuesit do të jenë në gjendje të planifikojnë strategji mbrojtëse për kompaninë e tyre.
  3. Rishikoni misionin dhe vizionin e kompanisë suaj. Liderat duhet ta kuptojnë se në arritjen e një planifikimi të suksesshëm strategjik, roli i tyre është shumë i rëndësishëm.
  4. Objektiva të qartë dhe prioritete. Të pasurit e objektivave të qarta dhe ndarja e tyre sipas prioriteteve është një tjetër hap shumë i rëndësishëm i një planifikimi të suksesshëm strategjik.
  5. Mënyra efikase realizimi. Pasi të keni përcaktuar objektivat që doni të arrini dhe t’i keni ndarë ato sipas prioriteteve, hapi tjetër është përcaktimi i mënyrave sa më efikase për t’i realizuar ato.
  6. Përcaktoni buxhetin dhe nevojat financiare.
  7. Rishikoni progresin e kompanisë suaj muaj pas muaji.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme