Bëhuni “dëgjues” i mirë, është strategji komunikimi

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 22:11 | Nga Ekonomia Online

Përmirësoni bisedat e juaja me konsumatorët dhe punonjësit me këto 6 këshilla.

Dëgjimi është akti fizik i njohjes së tingujve. Vetëm pse po dëgjoni diçka nuk do të thotë që po i vini veshin. Zëri i mësueses sime të fillores më ndjek gjithmonë: “Ti nuk po më dëgjon mua’’! thoshte ajo, para pushimit. Dhe nuk e kishte gabim. Ne nuk po dëgjonim.

Dëgjimi është proces fizik. Por vënia e veshit ndaj një gjëje është proces mendor. Mund të keni mesazhin më të bukur në botë. Por nëse askush nuk po dëgjon, është e dyshimtë. A e kuptoni tani? Mirë. Tani le të kalojmë në atë se pse ky informacion është i rëndësishëm në komunikim.

Ju me siguri keni dëgjuar shprehjen ‘’dëgjim aktiv’’ më parë. Me dëgjim aktiv, ju dëgjoni dikë dhe pastaj përsërisni ato që keni kuptuar me fjalët e tua. Në thelb, ju po parafrazoni. Ideja është që të krijoni mirëkuptim reciprok që të mos ketë paqartësi në interpretim. Ky koncept i mirëkuptimit reciprok është kryesor në shumë strategji komunikimi.

Magjia e vërtetë e dëgjimit aktiv shtrihet në aftësinë tënde për të kuptuar bisedën nga pikëpamja e partnerit tënd të komunikimit dhe gatishmërinë tënde që sinqerisht të harxhoni kohë duke dëgjuar storien e plotë të tyre. Kjo do të thotë që ti dëgjon pa e formuluar përgjigjen.

Ne të gjithë e kemi bërë këtë, veçanërisht gjatë konflikteve dhe debateve në të cilat jemi gati të reagojmë shpejt. Por kjo nuk është e shëndetshme, dhe as prodhimtare. Duke e bërë këtë në vendin e punës do të demoralizojë ata rreth teje, dhe të të konsiderojnë si egoist.

Strategji se si të jeni dëgjues më i mirë

Nëse je gati për t’u bërë dëgjues më i mirë, bëji këto gjëra:

Kontrollo egon tënde – Nuk mund të dëgjosh me të vërtetë nëse je më i shqetësuar për rezultatin tënd personal në një bisedë në vend se të krijosh rezultate pozitive për të gjithë të përfshirët.

Ndalo së menduari për përgjigjen – Nëse po formulon përgjigjen në kokën tënde derisa personi tjetër po flet, atëherë nuk je duke dëgjuar!

Prano ndjenjat – Duke dëgjuar, nuk ke nevojë që gjithmonë të pajtohesh me ato që personi tjetër flet ose ndjen, por dëgjuesit e mirë dhe komunikuesit e fuqishëm pranojnë ndjenjat e tyre.

Trego angazhim joverbal – Një anim i vogël i kokës, një trup i drejtë, tundjet e kokës, shprehjet e vogla “uh-huh’’, mbajtja e kontaktit të syve, të gjitha këto gjëra inkurajojnë angazhim në një bisedë dhe janë treguesit e dëgjimit.

Pranoje kur nuk ke dëgjuar – Ose të paktën kërko nga dikush ta përsërisë. ‘’Nuk munda ta dëgjoj atë. A mund ta përsërisësh’’? Është më mirë të kesh fotografinë e plotë të bisedës se sa të bësh një thirrje gjykimi ose vendimi në diçka pa pasur të gjitha pjesët e enigmës.

Përdor dëgjimin aktiv – Sigurohu që ke dëgjuar atë që personi kishte për qëllim. Shumë konflikte mund të shmangen në vendin e punës dhe shumë ekipe do të kalonin pa probleme nëse njerëzit do të kërkonin mirëkuptimin reciprok. Bëje atë. Do të shohësh ndryshimin në prodhimtari, marrëdhënie, dhe në rezultate.

Të ngjashme