Bëhuni ndërmarrës i guximshëm, 6 mësime

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 07:10 | Nga Ekonomia Online

Frika nga dështimi është një pengesë më e lartë e suksesit se sa vetë dështimi.

Të bëhesh ndërmarrës është bërë më e zakonshme se më parë pas krizës financiare në vitin 2008. Por ende shumica e këtyre ndërmarrësve nuk janë më në biznes. Kam parë shumë ndërmarrje duke dështuar. Mund të ju bëjë të mendoni dy herë se a duhet të lini punën prej 9-5.

Mendoj se është e duhura për ju, por ju duhet të përgatiteni për t’u bërë ndërmarrës të suksesshëm. Këtu janë mësimet të cilat i kam mësuar.

Rrugëtimi është pjesa më e mirë

Është e lehtë të shikoni atë mal të lartë dhe të largoheni nga puna e rëndë. E di sepse më frikësonte edhe mua kur fillova. Por tani kur nis diçka të re, si emisioni Addicted2Success, emocionohem. Kam mësuar se rrugëtimi është pjesa më e kënaqshme e procesit.

Të gjithë ndërmarrësit e suksesshëm shikojnë rrugëtimet e tyre përkatëse me simpati të madhe. Mos u frikësoni nga rrugëtimi, shfrytëzojeni atë.

Admironi atë që ju shtyn

Ajo që më shtyn nuk është vetëm paraja. Është ajo që mund të bëj me ato para. Për ju mund të jetë ajo shtëpi e madhe, ajo makinë e shpejtë, ose ai pushim i ëndrrave në Hawaii. Admironi atë që ju shtyn. Përdorni atë që të tejkaloni kohërat e vështira.

Ju rekomandoj ta vendosni atë para fytyrës tuaj. Bëni një fotografi të rezultatit dhe vendoseni diku në zyrë ku mund t’a shihni.

Nuk jeni kurrë mjaftueshëm të pasur për të qëndruar pa bërë asgjë

‘’Nuk kam kohë’’. E dëgjoj këtë arsyetim rregullisht por, më vjen keq, por nuk më intereson nëse keni një punë nga 9-5 dhe dy fëmijë. Përdorni orën e lirë që e keni kur fëmijët janë në shtrat për të mësuar diçka të re. Nuk është një garë. Ju nuk keni pse t’ia dedikoni jetën tuaj ndërmarrjes tuaj të re por nëse keni vetëm një orë, përdorni atë orë.

Gabimet janë mësues të mirë. Mësoni nga secili.

Është mjaft e thjeshtë. Ju do të bëni gabime. Unë kam bërë, dhe disa prej tyre kanë qenë mjaft të mëdha. Mos dilni nga rruga juaj për të bërë gabime por për të mësuar nga secili që e bëni. Vendosni kohë mënjanë për të reflektuar se pse e keni bërë atë gabim dhe çfarë mund të bëni për t’u siguruar se nuk do ta bëni sërish.

Përshtatuni ose dështoni

Ndërmarrësia është një garë e cila gjithmonë po ndryshon. Ju ose duhet të përshtateni ose të dështoni. Është kaq e thjeshtë. Vazhdimisht shikoni konkurrentët dhe tregun tuaj. Shijoni suksesin tuaj pa u ankuar.

Qëndroni në këmbët tuaja.

Fillimi është pjesa më e vështirë

Mos braktisni ëndrrën tuaj për shkak të arsyetimeve dhe vështirësive. Në vend se të vononi gjërat për shkak se brengoseni për kohën e gjatë që do të marrë, vetëm filloni. Bëni çfarë të mundeni për të sjellur ëndrrën tuaj më afër realizimit. Më besoni, do të jetë vendimi më i mirë që do e merrni. (Timothy Sykes/Entrepreneur)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme