Bizneset që kërkojnë më pak se 1000 dollarë investim

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Të nisësh një biznes kërkon kohë, shumë punë dhe sigurisht para, por nuk është e thënë që duhet të kushtojë shumë.

Sipas kompanisë që merret me hulumtime Gallup International, më shumë se gjysma e punëtorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pasiv në rolet e tyre dhe se shohin pothuajse 8 orë program televiziv në ditë. Kjo është një sasi e madhe kohe dhe përqendrimi që mund të investohet në ndërtimin e një karriere të suksesshme.

Çdokush me një ide dhe ambicie mund të rrisë një biznes nga shtëpia. Një investim i vogël mund të mbulojë mjetet bazike që duhen për të filluar, duke hedhur themelet e diçkaje që mund të shndërrohet në një ndërmarrje të suksesshme, përcjell Telegrafi.

Secili nga bizneset e mëposhtme mund të fillohet krahas punës tuaj ditore dhe kërkon një investim fillestar prej 1,000 dollarësh ose më pak.

Mbështetës teknik

Përhapja e punës online do të thotë që bizneset kanë nevojë për mbështetës teknik më shumë se kurrë më parë. Ndërmarrjet e vogla me buxhete të shkurtuara shpeshherë e kanë të vështirë të përballojnë specialistë të punësuar dhe e marrin ndihmën nga burime të jashtme. Kjo është një mundësi e së tashmes. Eksperienca në një rol teknologjik, njohuria mbi sistemet dhe aftësia për zgjidhjen e shpejtë të problemeve janë thelbësore për të filluar një biznes të tillë.

Dizajnimi i programeve

Dizajnimi i programeve kompjuterike është një nga idetë e biznesit me kërkesat më të larta në këtë liste, por me aftësitë e duhura, eksperiencën dhe pajisjet mund të evoluojë në një karrierë shpërblyese. Njohuritë e thella për arkitekturën programeve dhe qasja në mjete si Sketch dhe GitHub janë thelbësore. Hartimi i tyre kërkon një kompjuter të qëndrueshëm. Macs janë një zgjedhje e zakonshme për specialistët e programeve, por të investosh për një të tillë mund të tejkalojë buxhetin prej 1,000 dollarësh, përcjell Telegrafi.

Planifikimi i bizneseve

Të sigurojnë mbështetje financiare për kompaninë është diçka sfiduese për ndërmarrësit e rinj, veçanërisht për ata pa eksperiencë. Këtu hy në lojë planifikimi i bizneseve. Ekspertët krijojnë plane unik dhe të përmbledhura për çdo ndërmarrje të vogël. Këto sigurojnë aplikime që financuesve u duken profesionale dhe të shqyrtuara mirë. Ky biznes kërkon eksperiencë në krijimin e planeve të suksesshme dhe bindjen që klienti është një investim i vlefshëm për huadhënësit.

Blogger

Të nisësh një biznes për të shkruar ka kosto të vogël. Një laptop/program, një program i mirë shkrimi, ku shumica prej të cilëve janë falas si Google Docs apo OpenOffice dhe një llogari në një platformë si Freelancer ose Upwork janë mjaftueshëm sa për të filluar. Vitet e eksperiencës dhe kualifikimet janë bonus por jo të kërkuara. Gjithçka që ju nevojitet është një zotërim i mirë i gjuhës dhe vullneti për të kërkuar punë. Të shkruash artikuj gazetarie është më e vështirë se sa të shkruash për kompani. Çdokush që fillon një biznes për të shkruar fokusin më të madh e ka në krijimin e shkrimeve për blog, artikuj, deklarata për shtyp, kopje të shitjeve dhe raste studimore.

Dizajni grafik

Dizajni grafik përfshihet në disa lloje projektesh. Ato mund të jenë dizajni i ambalazheve, posterave, tabelave, logove për kompanitë, kopertinat e revistave dhe më shumë. Është e qartë që trajnimi dhe edukimi dhe eksperienca e vërtetuar janë thelbësore. Një faqe interneti me një portofol projektesh është i detyrueshëm, klientët duhet të shohin se çfarë je në gjendje të bësh përpara se të të kontaktojnë. Dizajni grafik mbështetet plotësisht në Adobe InDesign dhe Adobe Photoshop, por kjo shoqërohet me një pagesë të vogël mujore për abonimin. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme