Cilët janë thashethemexhinjtë e vërtetë në punë?

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Në një studim të ri nga Office Pulse, thuajse tre të katërtat e punonjësve pranuan se bëjnë thashetheme rreth problemeve në vendin e punës apo për kolegët ndërkohë që ishin në zyrë.

Mesatarisht, punonjësit amerikanë shpenzojnë rreth 40 minuta në javë duke bërë thashetheme. Më shumë se gjysma (55%) e meshkujve pranon se bëjnë thashetheme, nga ana tjetër 4 në 5 femra (79%) deklaron se bën thashetheme në zyrë.

Megjithatë, meshkujt janë llafazanët më të mëdhenj, ata shpenzojnë rreth një orë në javë duke bërë thashetheme krahasuar me femrat me pak më shumë se 30 minuta në javë.

Thuajse një e treta (30%) e punonjësve pranuan se shefi u ka kërkuar atyre të bëjnë thashetheme për të kuptuar problemet në vendin e punës. Më shumë se një e katërta (29%) deklaruan që thashethemet në zyrë janë “burimi i tyre kryesor i informacionit” mbi lajmet në vendin e punës. Ky pohim vlen veçanërisht për Millennials (41%). Me rritjen e thashethemeve, rritet edhe xhelozia. 38% e të intervistuarve deklaruan se janë bërë xheloz për një koleg për shkak të suksesit të tyre; kjo shifër rritet tek Millennials (48%).Pjesa më e madhe e thashethemeve në zyrë lidhen me konfliktet specifike në vendin e punës, ndërmjet kolegëve, ekipeve të menaxhimit, drejtuesve dhe klientëve.

Më poshtë janë disa prej gjetjeve të studimit të Office Pulse:

  • “Ai kolegu” – 71%
  • Ekipi drejtues / drejtuesi – 44%
  • Shefi im / 34%HR – 20%
  • Praktikantët – 5%.

Ndërkohë që thashethemet kanë kryesisht konotacion negativ, këto lloj bisedash nuk janë gjithnjë të këqija në kontekstin e duhur. Thuajse gjysma e të intervistuarve (44%) deklaruan se thashethemet në zyrë rrisin stresin në punë dhe 42% e Millennials pranuan se këto lloj bisedash krijojnë marrëdhënie në vendin e punës.Çelësi i këtyre bisedave është të mos paragjykohen dhe të bëhen për zgjidhjen e konflikteve. Por sigurisht, gjëja më e arsyeshme është të mos bëheni pjesë e thashethemeve. Nëse kolegët nisin të flasin keq për dikë tjetër, largohuni me elegancë. Në këtë mënyrë dërgoni një mesazh, jokonfliktual, që ju nuk e toleroni këtë sjellje në një mjedis profesional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme