Dështimi është mësuesi juaj më i mirë

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 00:39 | Nga Ekonomia Online

Në librin tim Rule #1 Don’t Be #2, kam përfshirë tregime të ndryshme të biznesmenëve të cilët kanë dështuar, dhe kanë dështuar keq, para se të gjenin suksesin. Biznesi i Henry Ford dështoi dhe e la të varfër pesë herë para se të themelonte Ford Motor Company. Thomas Edison mund të dorëzohej pas 3,000 tentimeve të dështuara për të krijuar poçin elektrik. Jack Ma, krijuesi i Alibaba Group dhe njeriu i 22-të më i pasur në botë, dështoi tri herë në kolegj dhe madje u refuzua për një punë në një restaurant të ushqimit të shpejtë. Unë mendoj se tregimet e tyre janë shumë inkurajuese.

Edhe unë jam përballur me shumë dështime si ndërmarrës i ri para se të themeloja Gold Star Financial Group dhe familjen e saj të suksesshme të kompanive. Por, pavarësisht pengesave, vazhdova përpara duke ndryshuar drejtimin ose duke punuar me më shumë zgjuarsi. Kam mësuar shumë përgjatë rrugës, e cila është arsyeja pse jam këtu për të ju treguar se dështimi nuk është humbje. Është mësim. Këtu janë disa gjëra të cilat i kam mësuar:

Ju do të dështoni

Dështimet janë të paevitueshme, veçanërisht kur ndërmerrni një rrezik të madh për të arritur qëllime ambicioze. Kuptoni këtë para se të filloni. Ju do të mësoni nga dëshimet tuaja dhe ato do ju bëjnë vetëm më të mirë. Pranoni dështimin dhe vazhdoni përpara. Dështimi nuk është të bieni poshtë por të refuzoni të ngriteni.

Asnjëherë dështim, gjithmonë mësim

Qëndrimi ka të bëjë shumë me atë se si perceptojmë dështimet tona. Nëse mund të filloni të shikoni çdo dështim si mësim, ju tashmë jeni përpara lojës. Kuptoni se çfarë shkoi gabim dhe çfarë mund të bënit ndryshe. Pastaj bëjeni. Mos lejoni që arsyetimet ose mendimet negative të ju dalin në rrugë. Mbani në mend, ju nuk jeni produkt i rrethanave tuaja. Ju jeni produkt i vendimeve tuaja.

Sfidat në jetë janë të paevitueshme; mundja është sipas zgjedhjes

Shumë nga njerëzit e suksesshëm të cilët i has në konferenca, në sheshe të hokejit janë aty për shkak të natyrës së tyre ripërtëritëse dhe vendosmërisë për të arritur sukses. Kjo i dallon ata nga ata të cilët dorëzohen. Ju duhet të punoni shumë dhe të mos dorëzoheni asnjëherë. Vince Lombardi, njëri prej trajnerëve dhe motivuesve më të mirë në historinë e NFL, tha, ‘’Mbani në mend, njeriu në majë të malit nuk ka rënë aty’’. Njerëzit të cilët arrijnë majën nuk frikësohen të ngjiten.

Dështimet janë zakonisht të përkohshme

Dështimi është një mjet i mirë të cilin mund ta përdorim për të hartuar një rrugë më të mirë dhe për të përmirësuar strategjinë tonë. Zakonisht me disa ndryshime në planin tonë, ne mund të shkundim pluhurin nga pantallonat tonë dhe të kthehemi në ring. Vazhdoni përpara dhe do të gjeni suksesin.

Njerëzit shpesh frikësohen se do të dështojnë në diçka të cilën as nuk e provojnë. Mos u bëni njëri prej këtyre njerëzve. Të gjithë kanë dështuar në diçka në jetën e tyre, por jo të gjithë provojnë sërish. Ju nuk keni pse të shikoni prapa ëndërrat tuaja një ditë dhe të mendoni se si do të ishte nëse do realizohej. Por, ëndërrat nuk realizohen vetë. Ngrituni, dhe kthehuni në punë. Punoni shumë çdo ditë për t’i arritur qëllimet tuaja dhe do t’i arrini. Siç them gjithmonë, ‘’Suksesi asnjëherë nuk zotërohet. Është me qera dhe qeraja paguhet çdo ditë’’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme