Femrat bionde fitojnë më shumë sesa koleget e tyre brune

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Një studim i universitetit “Queensland” në Australi ka konstatuar se femrat bionde fitojnë më shumë sesa koleget e tyre brune, apo me flokë të kuqe.

Sipas këtij studimi, biondet fitojnë një rrogë 17% më të lartë. Ky studim është bazuar në një kërkim prej 13 000 femra, dhe nuk vihen re diferenca në përgatitjen edukative, apo të karrierës profesionale dhe madje as gjatësia apo masa fizike nuk influencojnë. Ajo që bën diferencën është vetëm ngjyra e flokëve…

Edhe pse profesorët e “Queensland” nuk kanë mundur të shpjegojnë motivin e këtyre të dhënave, amerikanët e kanë quajtur “efekti princeshë”. Kjo ndoshta për të nënvizuar se bukuria e artë që ekziston në përrallat e hershme, është e pranishme dhe sot.

Megjithatë, femrat ende fitojnë më pak në krahasim me meshkujt . Sipas një studimi, femrat menaxhere fitojnë 12% më pak sesa kolegët e tyre meshkuj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme