Gratë nuk lejohen ende të veshin çfarë duan në punë

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

A është ndonjë femër tjetër që është lodhur tek i thonë se si duhet të vishet? Sidomos kur ata që e bëjnë këtë janë meshkuj?

Nga realiteti amerikan arrijmë në këtë pikë; Javën e kaluar sportisteve të golfit ju tha se duhet të mbulohen pak më shumë, pra uniforma e tyre të jetë diçka më serioze.

Ndërsa nga realiteti evropian kemi të dhëna të tjera; Universiteti i Brukselit i ka vënë zjarrin situatës duke i kërkuar femrave të institucionit të veshin një dekolte të lezetshme që zbulon pak më shumë nga të mirat që natyra iu ka falur.


Sipas një studimi të kryer mbi një kampion prej 2,000 grash, të realizuar nga VoucherCodesPro, zbuluan se 35% e grave janë penalizuar për gjatësinë e fundeve, 30% se kanë veshur rroba të zbuluara, 18% sepse kanë veshur bluza me slogane dhe 15% e tyre se kanë veshur veshje flambojante.

Ndërkohë që një pjesë e mirë e ankesave bëhen edhe për make-upin, rreth 46%.

Sigurisht që kjo nuk i bën këto gra të ndihen mirë.

Pjesa më e madhe e tyre kanë thënë se janë ndier në siklet, të inatosura dhe të përjashtuara, përderisa thirren për pamjen e tyre të jashtme.
Ndërsa vetëm 9% e burrave janë paralajmëruar për mënyrën se si janë veshur në punë, dhe si kanë reaguar ata kur ju është thënë kjo? 72% e tyre e kanë kaluar atë si diçka të parëndësishme.

Është në rregull të tërheqësh veshin punonjësve nëse ata vërtet thyejnë kodin e veshjes, kështu janë duke thyer kontratën që kanë nënshkruar me vullnet të plotë, apo ta bësh këtë kur njëri prej tyre shfaq rrezik për shëndetin. Por punëdhënësit nuk mund ti imponojnë një zonje të ndryshojë pamjen e saj vetëm sepse ka një mundësi shpërqendrojnë kolegët e tyre meshkuj.

Kjo është diçka e tmerrshme.

Të ngjashme