Këshilla nga Jeff Bezos për cilindo që hap një biznes

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos, jep katër këshilla të rëndësishme për të gjithë ata që duan të hapin një biznes të vetin: jini të fiksuar për të kënaqur klientët, bëjeni punën tuaj me pasion, ndërmerrni rreziqe dhe dështoni.

“Rrezikoni, duhet të jeni të gatshëm të rrezikoni: nëse keni një ide sipërmarrëse pa rreziqe, me siguri është realizuar nga dikush tjetër”, tha Bezos. Duhet të keni diçka që mund të mos funksionojë, do të jetë, në shumë aspekte, një eksperiment”. Shumë prej këtyre eksperimenteve do të dështojnë, por “dështimet e mëdha” janë një pjesë e nevojshme e rrugëtimit drejt suksesit.

“Ndërmarrim gjithnjë rreziqe, flasim për dështime, pohoi sipërmarrësi i Amzon. Kemi nevojë për dështime të mëdha, për të lëvizur shigjetën e peshores.

Duhet të tronditeni fort dhe të dështoni. Kjo është rruga e duhur”. Bezos e krijoi Amazon në vitin 1995 me vetëm 10 punonjës. Që prej asaj kohe e ka shndërruar kompaninë në një prej më të rëndësishmeve në bursë.

Përveçse të ndërmerrni rreziqe dhe të dështoni, ju duhet të keni pasion në atë që bëni. Mbi të gjitha, sipërmarrësit duhet të jenë “të fiksuar pas klientëve”. “Gjëja më e rëndësishme është të përkushtoheni të kënaqni plotësisht klientët tuaj”, këshillon Jeff Bezos.

Të ngjashme