Kultivojeni transparencën në vendin e punës

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Besojeni ose jo, një çerek i plotë i punonjësve nuk i besojnë punëdhënësit të tyre, sipas një sondazhi të American Psychological Association të 1,562 punonjësve të Shteteve të Bashkuara. Edhe më tepër, sondazhi gjithashtu zbuloi se vetëm gjysma besojnë se punëdhënësi është i hapur dhe transparent me ta.

Kjo mungesë e besimit ndodh për shkak të mungesës së transparencës në vendin e punës. Udhëheqja transparente është çelësi i një kulture të besimit në mes udhëheqësve dhe punonjësve. Punonjësit të cilët kuptojnë rolin e tyre dhe qëllimet në kompani kanë më shumë gjasa t’i besojnë punëdhënësit.

Deri më tani, shumica prej nesh kemi dëgjuar disa gjëra se si të arrijmë dhe të mbajmë transparencën në vendin e punës. Këtu janë katër arsye pse ajo transparencë dhe kulturë e besimit është e nevojshme:

Marrëdhënie më të mirë

Punonjësit nuk lënë punën e tyre por shefin e tyre. Në fakt, një sondazh i CareerBuilder zbuloi se 37 përqind e 3,0008 punonjësve të anketuar kishin gjasa të linin punën e tyre për shkak të një opinioni të dobët për performancën e shefit të tytre.

Kur është fjala tek ndërtimi i marrëdhënieve solide në vendin e punës, besimi është i rëndësishëm. Merrni si shembull Unbounce. Dërgoi transparencën në një nivel tjetër me blogun ‘’Inside Unbounce’’. Kjo jo vetëm që dëshmon transparencën për kërkuesit e punës, konsumatorët etj., por gjithashtu mban punonjësit të përfshirë dhe të informuar për ndodhitë, sukseset dhe reagimet e kompanisë.

Bashkim më i mirë

Bashkimi i punonjësve, për hir të transparencës kërkon të shikoni rezultatin e madh dhe të kuptoni rolin e secilit në të. Kjo bëhet lehtë kur punëdhënësit praktikojnë transparencën në vendin e punës. Udhëheqja transparente rezulton në punonjës të cilët kuptojnë vizionin e kompanisë dhe si përpjekjet e tyre ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të kompanisë.

Transparenca është në krye të HubSpot Culture Code. Faqja e tyre e brendshme përfshin financat, takimet me bordin, takimet me menaxhmentin, tema ‘’strategjike’’, gjithçka për të cilat punonjësit duhet të jenë të informuar dhe të bashkuar për vizionin e kompanisë.

Zgjidhje më të mira

Kur udhëheqësit janë transparentë, problemet zgjidhen më shpejtë. Duke qenë të hapur dhe të sinqertë për problemet e kompanisë, punonjësit mund të ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje. Dhe dy koka janë më mirë se një.

Aplikacioni Buffer bën performancën e kompanisë publike me raporte të progresit në mbështetje të konsumatorit, performanca të blogut, performanca të biznesit dhe më shumë. Jo vetëm që kjo rrit përgjegjshmërinë, por gjithashtu thekson problemet dhe inkurajon punonjësit të gjejnë zgjidhje.

Angazhim më të mirë

Një kulturë e cila vlerëson transparencën në vendin e punës shkakton punonjës të angazhuar. Në fakt, sondazhi i Harvard Business Review për angazhimin e punonjësve zbuloi se 70 përqind e atyre të anketuarve thonë se janë më së shumti të angazhuar kur udhëheqësit vazhdimisht përditësojnë dhe komunikojnë strategjinë e kompanisë.

Kur është fjala tek angazhimi i punonjësve, është më së miri të jeni të hapur për çështjet e kompanisë. Kryeshefi Ekzekutiv i LinkedIn Jeff Weiner ka një organizatë të ndërtuar mbi transparencë. Ai madje ka kohë të mbajë takime dy javore, gjatë të cilave ai u tregon punonjësve për problemet e kompanisë dhe dëgjon sugjerimet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme