Kur duhet të jepni dorëheqje nga puna, 8 raste

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Kur është e nevojshme të lajmëroni se do të largoheni nga një punë? Kur flasim për dorëheqje në një rast të drejte?

Ja disa raste dhe çfarë të bëni për të lënë vendin e punës:

Kur punonjësi është në një punë me kohë të pacaktuar me një kontratë të rregullt dhe dëshiron të lërë vendin e punës duhet të komunikojë zyrtarisht me përgjegjësit e kompanisë në një periudhë të caktuar.

Lajmërimi duhet të jetë zakonisht 2-3 javë përpara, në mënyrë që t’i japë mundësi punëdhënësit kohë të mjaftueshme për të zëvendësuar punonjësin që do të dorëhiqet, shkruan Ekonomia Online.

Kur flasim për një kauzë te drejtë, punonjësi mund të lërë vendin e punës edhe pa paralajmërim dhe për me tepër mund të marrë një dëmshpërblim në vlerë monetare për dëme morale apo psikologjike të shkaktuara nga punëdhënësi.

Kështu punonjësi mund të japë dorëheqje të menjëhershme pa pasur asnjë detyrim në kompani kur:

1. Mungese page dhe vonese e saj
2. Mungese e derdhjeve të kontributeve
3. Ngacmim në sjellje nga shefat apo kolegët
4. Ulje në pozicionin e punës e pajustifikuar
5. Ngacmim dhe dhunë psikologjike të natyrës seksuale
6. Diskriminim i nderit dhe reputacionit apo me natyrë raciste
7. Mosvlerësim i punës nga punëdhënësi
8. Tentativë e kompanisë për të përfshirë punonjësin në aktivitet të paligjshëm etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme