Mbështetja vetëm në veten tuaj, vendim i keq në biznes

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Mund të mos jetë diçka të cilën e dëgjoni çdo ditë, por si kryeshefi Ekzekutiv i “Capriotti”, unë përpiqem të jem personi më i marrë në dhomë.

Edhe pse kjo mund të jetë kundërintuitive, të jesh personi më i marrë në ekipin tuaj sjell shumë përparësi jo vetëm në rritjen tuaj personale, por edhe në zhvillimin e kompanisë tuaj. Kjo metodë iu jep mundësi të:

  1. Mbështeteni në tërë ekipin tuaj, jo vetëm në vete
  2. Dëgjoni më shumë se sa flisni, duke përmirësuar aftësitë tuaja të dëgjimit aktiv.
  3. Krijoni pasion dhe motivim në ekipin tuaj udhëheqës
  4. Krijoni besim dhe mbështetuni në ekipin tuaj.

Të jeni në gjendje të mbështeteni vetëm në veten tuaj është vendi më i keq ku mund të jeni në biznes. Përderisa krijoja me kujdes ekipin e lartë udhëheqës të Capriotti, unë u sigurova të gjej njerëz nga prapavija dhe me aftësi të ndryshme, duke krijuar një grup të shumëllojshëm të njerëzve rreth meje. Kjo metodë iu jep mundësi të mbështeteni jo vetëm në opinionet dhe ekspertizën tuaj, por të atyre rreth jush. Kolegët tuaj do respektojnë gatishmërinë tuaj për të mësuar nga ata.

P.sh., unë dikur kisha një vizion për marketing i cili do t’i kushtonte kompanisë 105,000 dollarë nëse do e ekzekutoja rreth sistemit të franshizës. Mirëpo, ekipi i marketingut nuk pajtohej. Vendosa t’a testoja vetëm në një dyqan, me çmim 10,000 dollarë, dhe doli se ekipi i marketingut kishte të drejtë. Nëse do rrethoja veten me njerëz të cilët nuk do më sfidonin dhe do thonin po për gjithçka që sugjeroja në vend se të ofronin ekspertizën e tyre, unë do humbisja shumë kohë dhe para.

Dëgjoni më shumë sesa flisni

Njëri prej faktorëve më të rëndësishëm të filozofisë ‘’personi më i marrë në dhomë’’ është aftësia juaj për të vepruar më shumë si një nxënës se sa si një mësues. Edhe pse ju ndoshta keni përfunduar shkollën kohë më parë, është vitale të mos humbisni kurrë mënyrën e të menduarit të një nxënësi dhe të vazhdoni të rriteni dhe zhivllohen.

Një mënyrë përmes të cilës e bëj këtë është duke dëgjuar ekipin tim udhëheqës. Unë konsideroj këtë një stil udhëheqës pjesëmarrës, dhe një filozofi e biznesit me të cilën jetoj. Edhe pse jam Kryeshefi Ekzekutiv, zëri im nuk ka nevojë të jetë më i rëndësishmi. Nëse merrni një sekond për të bërë një hap prapa dhe të angazhoheni duke dëgjuar kolegët tuaj, ju mund të befasoheni nga njohuritë të cilat i fitoni. Njeriu mesatar flet në një përqindje prej 100-200 fjalëve në një minutë, ndërsa ne dëgjojmë 400-600 fjalë në një minutë. Për shkak se mendimet tona lëvizin më shpejtë, ka shumë hapësirë që mendja juaj të përhumbet nëse nuk jeni plotësisht të angazhuar në dëgjim dhe kuptim aktiv. Këto përvoja shpesh mund të më inkurajojnë të marr në konsideratë plotësisht idetë e secilit në kompani.

Ne kemi një franshizor në Bregun Lindor i cili është shumë i interesuar në ushqim, dhe vazhdimisht eksperimenton me sanduiqë të rinj. Ne morëm parasysh këtë fakt, dhe përfunduam duke shitur njërin prej krijimeve të tij në restaurantet tona. Tani ai sanduiq përbën 20 përqind të shitjeve të restaurantit. Janë tregimet e tilla të cilat i japin vlefshmëri idesë që mund të mësoni nga secili në kompaninë tuaj, pavarësisht titullit.

Ndërtoni pasion në kompaninë tuaj

Që kur e bleva markën Capriotti nga ish pronarët e saj dhe që kur u bëra Kryeshef Ekzekutv nëntë vite më parë, unë kam mësuar se njerëzit dëshirojnë të përfshihen në vendim-marrjen e kompanisë dhe të shohin se ndikimi i tyre ka rëndësi. Filozofia ‘’personi më i marrë në dhomë’’ ju jep mundësi të ndërtoni një ekip të njerëzve me arsimim dhe aftësi mbi kapacitetet tuaja. Varet nga ju se si do përdorni këto kapacitete.

Unë kam zbuluar se kur kolegët marrin një rol më aktiv në planifikimin e nivelit të lartë, ata bëhen më besnikë ndaj kompanisë dhe punojnë më shumë për të përmbushur qëllimet e të gjithëve. Ekspertët besojnë se kultura e kompanisë është treguesi më i fuqishëm i performancës, kështu që është e rëndësishme të ndërtoni këtë kulturë të përfshirë dhe të motivuar që marka juaj të arrijë sukses.

Kur isha në universitet, shoku im i dhomës Jason dhe unë hanim në Capriotti disa herë në javë dhe në fund u larguam nga apartamenti ynë për të shkuar më afër restaurantit. Tani si pronarët e kompanisë, pasioni ynë për Capriotti është shumë i dukshëm. Besimi dhe pranimi i njohurive nga njerëzit e talentuar të cilët ju rrethojnë ndërton të njëjtin pasion për kompaninë tuaj në ata njësoj sikur tek ju.

Nëse do i kishit ditur të gjitha përgjigjet do të ishte e mrekullueshme, por është diçka e cila nuk do të jetë kurrë e vërtetë. Merrni mendimet e ekipit tuaj afër zemrës dhe mbani në mend ju i punësuat ata për një arsye specifike, dhe kompania juaj mund të arrijë sukses vetëm nëse secili krijon së bashku. (Ashley Morris/Entrepreuner)

(Autori është kryeshefi Ekzekutiv i Capriotti’s Sandwich Shop, Inc. Ashley ka mbi 12 vite përvojë në operimet e restauranteve, financave të korporatës, menaxhimit, operimit të franshizës, kapitalit të ndërmarrjeve dhe investimeve)

Të ngjashme