Si ta doni punën tuaj?

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 07:40 | Nga Ekonomia Online

Duke qenë se jetojmë në një kohë krize ekonomike në të cilën papunësia është rritur, edhe ata që janë me fat të kenë një punë nuk e shijojnë atë.

Dhe kur koha kalon nëse nuk e doni punën tuaj, lind pyetja si mund të keni sukses në të. Nëse ju jeni një nga ata persona të cilët i urrejnë mëngjeset e të hënave, atëherë sipas “Main Street “ janë sugjeruar disa mënyra nga trajnuesit e karrierës se si ta bëni punën tuaj më shpërblyese, argëtuese dhe motivuese.

Sipas ekspertëve, ju kaloni të paktën pesë nga shtatë ditët e javës në punë dhe më e pakta që mund të bëni është të zbaviteni ndërsa punoni.

Reflekto

Reflektoni për të kuptuar përse puna juaj nuk po ju kënaq. Kjo ndodh për shkak të kolegëve tuaj, shefit apo ndoshta është industria në tërësi e cila nuk ju pëlqen? Shpesh herë ne e gjejmë veten duke mos e pëlqyer më punën që bëjmë, dhe nuk arrijmë të kuptojmë përse ndodh kështu. Vlerësojini arsyet specifike përse nuk jeni i lumtur dhe analizojini ato një nga një sikurse shprehet Andrea Worch ekspert.

Mos e lejoni krizën ekonomike t’ju lërë ju në një punë që nuk e pëlqeni por qëndroni vetëm sepse rrezikoni të mbeteni i papunë. Gjithmonë ekzistojnë mundësi por edhe nëse kjo dështon gjeni mundësinë që mbas pune të planifikoni aktivitete që t’ju motivojnë për ditën tjetër. Mbasi ti provoni këto ndoshta do të kuptoni se jeni me fat që e keni një punë dhe se problemet tuaja në fakt janë të vogla.

Ji diplomat

Është thelbësore të dish se si të bësh politikë përsa i përket punës. Roy Cohen i cili është një trajnues karriere thotë se në këtë biznes gjen shumë kuptim shprehja “Mbajini miqtë afër por armiqtë edhe më afër”. Gjeni një mënyrë për t’i rindërtuar marrëdhëniet me kolegët të cilët ju keni pasur konflikte, vendosni ekuilibër. Përpiquni që këto marrëdhënie të cilat ju i krijoni t’i përdorni në favorin tuaj.

Gjeje një projekt

Vjen koha kur mërziteni në punë dhe ju nuk keni me se të merreni. Cohen sugjeron që të jeni aktiv dhe produktiv me kohën tuaj. Merrni iniciativën për të kryer një projekt, mendoni se për çfarë ka nevojë kompania juaj dhe ofrohuni që të gjeni një zgjidhje.

Nëse veproni në këtë mënyrë me guxim dhe kreativitet keni për të arritur larg, shefi juaj do t’ju shohë me sy të mirë dhe ju mund të ngriheni në detyrë dhe të jeni në një pozicion që mund t’ju pëlqejë.

Ruaje qetësinë

Acarimi dhe nervozizmi nuk ju ndihmojnë dhe këto emocione do ju bëjnë të shtoni acarimin tuaj. Mendoni që një ditë më parë se si do ta shfrytëzoni kohën, bëni një plan pune për çdo ditë vendosini vetes çdo ditë një qëllim për të arritur. Në këtë mënyrë ju do të fokusoheni në detyrat tuaja konkrete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme