Millennials do të ndryshojë botën e luksit

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 19:46 | Nga

Tregu i luksit pritet që të rritet përsëri në vitin 2017, duke iu referuar studimit të bërë nga Bain & Co. Shitjet e të mirave të luksit pësuan një rënie të vogël në vitin 2016, nga 280 miliardë $ në vitin 2015 në 277 miliardë $ vitin e kaluar, por çereku i parë i këtij viti është tashmë premtues. Bain parashikon një rritje prej 4 % këtë vit, pra deri në 289 miliardë $.

Bain citon disa faktorë për këtë vit të suksesshëm, duke përfshirë shpenzime robuste nga konsumatorët kinezë dhe një rritje në turizmin europian. Faktori tjetër kryesor i kësaj rritje gjithashtu do të përcaktojë tregun e luksit për dekadën e ardhshme e më tej: Mënyra e konceptimit dhe idetë e Millennials.

Që nga viti 2025, Bain parashikon që Millennials do të jenë përgjegjës për 45% të tregut global të të mirave të luksit. Kjo krijon mundësi të mëdha për shumë marka, por njëkohësisht krijon dhe vështirësi, sepse Millennials mendojne ndryshe nga gjeneratat paraardhëse.

“Millennials kanë paradigmë shumë më të ndryshme se të prindërve të tyre, sidomos në shtetet më të zhvilluara. Ata janë gjenerata e parë që jetën e një adulti e kanë përballuar në kushte më të vështira ekonomike. Ata kanë një vizion më laik të botës: p.sh. familja dhe feja nuk luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e tyre. Gjithashtu Millennials bëjne pjesë në revolucionin dixhital, i cili sjell një këndvështrim të ri për kohën, hapësirën dhe mundësitë. Gjithçka është e mundur,” tha Claudia D’Arpizio.

Gjithë këto ndryshime nënkuptojnë se konsumimi interpretohet ndryshe nga Millennials. Konsumimi i produkteve tregon se kush je, prandaj Millennials janë më të përkushtuar se brezat paraardhës,” shton D’Arpizio.

Millennials vlerësojnë më shumë eksperiencat sesa produktin, që do të thotë se eksperienca e një blerje, në dyqan ose online, duhet të bëhet më interaktive që konsumatori të ndihet sikur është pjesë e markës. Përndryshe, ç’vlerë ka të dalësh nga shtëpia për të blerë?

Por të gjitha markat e luksit kanë punë për të bërë nëse duan të tërheqin Millennials. Markat me një avantazh për të joshur Millennials janë ato marka, të cilat kanë lënë pas zakonet e vjetra të luksit dhe janë duke u fokusuar në kërkesat e Millennials, në vizionin futuristik më shumë se atë të shkuar dhe duke qenë të hapur për bashkëpunime të mëtejshme me kompani të sektorëve të ndryshme.

Aspekti tjetër i mënyrës së koceptimit dhe ideve të Millennials është që kjo gjeneratë është shumë më inovative se të tjerat, sidomos në pikëpamjen e sipërmarrjes. Nëse ata nuk gjejnë një markë, e cila i përshtatet preferencave të tyre, ata krijojnë një markë të tyren.

“Unë vërtet mendoj se bota e luksit po kalon një fazë transformimi, po aq i fortë sa ai i viteve ’70 dhe ’80, i cili krijoi tregun e luksit që në njohim ditët e sotme.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme