Mite të gabuara rreth punës

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Një kërkim i ri tregon se këto 9 gjëra që mendojmë se janë të vërteta rreth punës në të vërtetë janë gënjeshtra (si për shembull dhënia e feedback-ut).

A e keni ndier ndonjëherë thellë në zemrën tuaj se diçka nuk po shkon siç duhet në punë? Ajo çfarë mendoni se është e vërtetë dhe përvoja juaj, ju thonë se diçka nuk po shkon mirë. Ju ndiheni si të zënë në çark – si të kishit jetuar në gënjeshtër për gjithë këtë kohë. Për të qenë më të saktë janë nëntë gënjeshtra.

Në librin “Nine Lies About Work: A Freethinking Leader’s Guide to the Real World”, kërkuesi Marcus Buckingham dhe Ashley Goodall, zëvendëspresident në Leadership and Team Intelligence në Cisco, kanë krijuar një manifest për të vërtetën dhe ndryshimin në punë.

9 gënjeshtrat
Gënjeshtra #1: Njerëzit shqetësohen për kompaninë për të cilën punojnë
Gënjeshtra #2: Fiton plani më i mirë
Gënjeshtra #3: Kompanitë më të mira kanë objektiva që shkojnë zinxhir nga një nivel i kompanisë te tjetri
Gënjeshtra #4: Njerëzit më të mirë janë të aftë në shumë fusha
Gënjeshtra #5: Njerëzit kanë nevojë për feedback
Gënjeshtra #6: Njerëzit mund të vlerësojnë me besueshmëri njerëzit e tjerë
Gënjeshtra #7: Njerëzit kanë potencial
Gënjeshtra #8: Ekuilibri jetë profesionale – jetë personale ka më shumë rëndësi
Gënjeshtra #9: Leadership është një realitet
Gënjeshtra se “njerëzit kanë nevojë për feedback”

Në këtë artikull do të përqendrohemi te gënjeshtra #5: njerëzit kanë nevojë për feedback.

Cili është burimi i kësaj gënjeshtre? Një fjalë: frika.

Ekziston frika që njerëzit mund të mos e bëjnë punën dhe drejtuesit mund të dështojnë sepse ekipi i tyre i punës mund të ketë dështuar. Për pasojë, liderët mendojnë se janë të detyruar t’u japin feedback punonjësve, nuk ka rëndësi nëse u pëlqen ose jo.

Goodall thotë se nëse njerëzit kanë nevojë për rritje dhe zhvillim “dhënia e feedback-ut bën të kundërtën”.

Studiuesi shton: “Kur dikush ndien se po gjykohet për diçka, truri e braktis bisedën. Dhe nëse truri e braktis bisedën, edhe mundësitë për të mësuar marrin fund”. Drejtuesit duhet të gjejnë mënyra të ndryshme për të folur me punonjësit, në mënyrë që ata të shfaqin gatishmëri për të mësuar.

E vërteta e asaj që në fakt, njerëzit kanë nevojë

Goodall thotë që “njerëzit mësojnë më mirë kur ju i kushtoni vëmendje për punën që kanë bërë” dhe “kur ne ndajmë mendimet rreth asaj që funksionoi më mirë”.

Në thelb, nëse një pjesëtar i skuadrës bën diçka për të cilin ju jeni krenar, ju si drejtues duhet t’i përgjigjeni me entuziazëm, për shembull ‘bëtë një punë të mirë’.

Pika e rëndësishme e këtij lloj feedback-u është që pjesëtarët e ekipit mund ta bëjnë sërish këtë gjë; forcon mënyrën e të vepruarit që çoi drejt kësaj arritjeje. Ky është aspekti që ka zhvillimi profesional tek pjesëtarët e ekipit thotë Goodall. – Të bësh më shumë gjëra që bëjnë mirë.

Për njerëzit nuk është i rëndësishëm feedback-u, aq më pak ai negativ. Ata kanë nevojë për më shumë mundësi për të marrë vëmendje pozitive për atë çfarë bëjnë më mirë.

Të ngjashme