Mjeshtëria e shitjes: Kontakti me sy

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Njohja e lëvizjes se trupit do të ju ndihmoj të realizoni shitje, të jeni më të suksesshëm në karrierë dhe në fund të ditës të fitoni më shumë para.

Si t’i interpretojmë lëvizjet e trupit dhe si t’i japim kontaktin me sy në mënyrën e duhur personit me të cilin komunikojmë? Do ta trajtojmë tani.

Kontakti me sy është jashtëzakonisht i rëndësishëm se si ndikon në realizim të shitjes, po ashtu mosdhënia e duhur e kontaktit me sy shumë lehtë mund ta humb realizimin e shitjes.

Një mik i imi kishte plan të shkoj të blejë një veturë dhe me ftoj që t’i bëjë shoqëri për t’i vizituar disa auto sallone. I thash po, do të vij me gjithë qejf dhe kur shkova me të vendosa t’i përcjelli lëvizjet e trupit të shitësve të ndryshëm gjatë procesit të komunikim dhe prezantimit të veturave. Është një kënaqësi të përcjellësh me vëmendje njerëzit dhe të ndërhysh gjatë komunikimit të tyre në situata të ndryshme duke shtuar pyetje të tjera.

Ja se çka pash kur shkuam gjatë vizitës te këto auto sallone në Prishtinë. Zakonisht kemi has në shitës të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një raport të mirë me klientin si blerës dhe e bëjnë në mënyrën më të mirë të mundshme që na lë përshtypje të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme