Mos aplikoni në shumë vende pune

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Detyra juaj është të shisni veten

Nëse nuk e bëni atëherë duhet të jeni i sigurt që askush tjetër nuk ka për ta bërë. Të gjithë e kuptojnë këtë por kjo nuk do të thotë që të  gjithë ndjehen rehat kur flasin për vete. Nuk është  nevoja që të mburreni me arritjet tuaja apo te bëni deklarata false, por është e domosdoshme të bëni një portret të mirë të vetes tuaj. Nëse ju ndiheni i shqetësuar për këtë ide atëherë mendoni se kjo që po bëni nuk është “të bërit pazar”.

Aplikoni në pak vende pune

Kur ju keni nevojë për punë është e lehtë që ta dërgoni CV tuaj në 100 drejtime të ndryshme. Kjo është arsyeja pse thesi i CV është aq i madh për pozicionin që ju dëshironi. Të gjithë dërgojnë të njëjtën CV për çdo lloj pozicioni që mund të gjejnë. Merreni shtruar. Përqendrohuni në ato pak pozicione që ju vërtet dëshironi. Më pas përshtateni aplikimin tuaj për çdo pozicion specifik.

Edhe ju po i intervistoni ata gjithashtu

Qëllimi juaj është që ju të gjeni një pozicion pune të cilin ju vërtet e dëshironi, dhe një kompani në të cilën ju vërtet doni të bëni pjesë. Nëse ju përqendrohuni në pozicione të tilla atëherë intervista do të shkojë shumë mirë. Ju do të bëni  pyetje sepse jeni vërtet i interesuar dhe jo sepse “supozohet që duhet të bëni pyetje”. Përpos kësaj nëse ju aplikoni vetëm në ato pozicione që dëshironi atëherë ju nuk do të përfundoni në një pozicion të cilin kurrë nuk e keni dëshiruar.

Kuptoni që disa gjëra kanë përfitim minimal

Nëse ju vërtet do të dëshironi atëherë ju do të mund të shkruanit një listë me 1000 gjëra për tu mbajtur mend përpara një interviste.   Sigurisht që shumica e tyre nuk do t’ju hynin në punë pasi disa gjëra nuk janë dhe aq të rëndësishme.  Përqendrimi juaj duhet të jetë në zgjidhjen e problemeve për kompaninë apo në vërtetimin se përse ju jeni kandidati më i mirë dhe në gjetjen e një kulture dhe komuniteti në të cilin ju përshtateni në mënyrë të natyrshme.  Nëse bëni këto tre gjëra athere mbani mend se kollarisja e këmishës është diçka e vogël për tu konsideruar.

Ndonjëherë ju duhet të jeni shumë këmbëngulës

Mund t’ju duhet të drekoni me 10 njerëz përpara se të gjeni një kontakt i cili mund t’ju ndihmojë.  Mund t’ju duhet të dërgoni  çdo javë një email interesimi tek rekrutuesi për dy muaj përpara se ata t’ju kushtojnë vëmendje. Mund t’ju duhet një person që të garantoj per ju, pastaj mund tju duhet të gjeni edhe pesë të tjerë.  Mos e humbisni shpresën dhe vazhdoni të bëni përpara çdo ditë. Vazhdoni të ecni dhe do të arrini vijën e finishit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme