Në një intervistë, jini gjithmonë të sinqertë, edhe nëse ju kanë pushuar nga puna

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Fakti që jeni pushuar nga puna, nuk do të thotë se ju jeni një person i keq apo se nuk do të shkëlqeni në një rol të ri dhe kompani tjetër.

Po si të përgjigjeni kur një punëdhënës i mundshëm ju pyet pse u larguat nga puna e mëparshme? 

Këshilla e parë: Mos gënjeni. Ka gjasa që punëdhënësi do ta zbulojë të vërtetën dhe nëse ndodh kështu, gënjeshtra do t’jua dëmtonte imazhin edhe më shumë.

Këshilla e dytë: Shpjegoni me pak fjalë çfarë ndodhi.

Këshilla e tretë: Mos u mundoni të justifikoheni, por mos hezitoni të nxirrni në pah vlerën tuaj.

Këshilla e katërt. Ajo që ndodhi me ka vlejtur si mësim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme