Në punën tuaj të parë, duhet të fitoni besimin nga kolegët e mbikëqyrësit

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 07:20 | Nga Ekonomia Online

Kur nisni punën tuaj të parë pas diplomimit, ka shumë gjëra të cilat ju duhet t’i mësoni të cilat nuk janë në libra. Janë disa gjëra që vetëm praktika mësimore ose më saktë eksperienca e punës së parë mund t’ua a mësojë.

Këtu janë disa këshilla nga Ekonomia Online për të pasur parasysh nga të gjithë ju që diplomoheni së shpejti dhe nisni karrierën tuaj.

Puna juaj e parë nuk është fati juaj

Puna juaj e parë nuk përcakton fatin tuaj të karrierës. Flisni me ndonjë punonjës i cili ka një karrierë të gjatë përpara dhe pyeteni se cila ka qenë puna e tij e parë mund të habiteni se si e ka nisur. Detyra juaj kryesore në punën tuaj të parë është të testoni veten, të mësoni si funksionon organizata apo kompania ku ju punoni, si funksionojnë punët dhe çfarë i bën njerëzit dhe organizatat të suksesshëm.

Kini kujdes qëndrimin tuaj

Një nga ankesat më të mëdha të të sapo diplomuarve të cilët nisin një punë është se ata presin shumë, në shumë pak kohë, dhe sillen sikur dinë më shumë se sa punonjësit e vjetër. Duhet të keni parasysh që mbi të gjitha duhet të fitoni vlerësimin, besimin nga kolegët dhe mbikëqyrësit, përpara se t’ju jepet më tepër përgjegjësi.

Mësoni për lloje të ndryshme influencash

Vëzhgoni se si anëtarët e stafit bisedojnë dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe se si bëhen detyrat e përcaktuara.  Cili duket se ka më shumë pushtet? Cili ka më tepër influencë? Si funksionon mënyra e vendimmarrjes?

Kuptoni kulturën e kompanisë

Kushtojini rëndësi sjelljeve dhe rezultateve të vlerësuara në kompaninë tuaj. Kuptoni qëllimin e kompanisë? Zbuloni cili është misioni i saj dhe si ndryshon nga kompanitë e tjera. Cilat janë rregullat e shkruara dhe të pashkruara? Cilët lloj njerëzish duket që janë të suksesshëm dhe pse?

Njihni veten tuaj

Puna e parë është një mundësi për ju që të mësoni më shumë për veten tuaj, çfarë jeni të aftë bëni dhe çfarë jo, dhe çfarë pune vërtet pëlqeni të bëni. Kushtojini rëndësi sjelljes së të tjerëve karshi jush dhe si të tjerët ju përgjigjen. Vëzhgoni me kujdes cilët lloj njerëzish ju motivojnë dhe cilët jo.

Ndërtoni aftësi

Detyra juaj është që të jepni kontributin tuaj në kompani dhe të zhvilloni aftësi të cilat mund ti merrni me vete kur të vijë koha për tu larguar. Cilat janë disa mënyra për të fituar aftësi? Dilni vullnetar për projekte të cilat mund t’ju duken me interes, mbajini sytë hapur për ndonjë mundësi zhvillimi profesionale, brenda dhe jashtë kompanisë.

Pyesni vazhdimisht për performancën tuaj

Edhe pse nuk është pjesë e protokollit interesohuni për performancën tuaj njëherë në 3 apo 6 muaj.  Në këtë mënyrë ju matni dhe aftësitë tuaja. Interesohuni se si mund të përmirësoni performancën tuaj. Mundohuni të shënoni çdo gjë, çdo kompliment apo këshillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme