Për sukses, ju duhet dhe dituria

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Hapi i parë i zgjidhjes së shumicës së problemeve është të kuptoni se çfarë nuk dini dhe ta mësoni atë.

Një person i varur mund të përshkruhet si dikush i cili vuan nga varshmëria. Do të jem i pari për ta pranuar, unë shkëmbeva një varshmëri për një tjetër. Varshmëria ime ndaj drogës pothuajse më kushtoi me jetë, por varshmëria ime ndaj diturisë me shpëtoi jetën.

Unë isha 25 vjeçar kur shkova në rehabilitim për drogë dhe më në fund u përkushtova të arrija sukses si një shitës. E dija se për t’u bërë i suksesshëm në shitje kisha nevojë për dituri, kështu që investova 3,000 dollarë në një program trajnimi për shitje i cili më dha njohuritë e nevojshme për të filluar të bëja më shumë shitje dhe të dhjetë-fishoja të ardhurat e mia vjetore.

Shitjet janë të vështira nëse nuk përkushtoheni, por e vërteta është se gjithçka është e vështirë pa përkushtim. Nuk ka rëndësi se në cilën industri jeni, nëse nuk jeni të përkushtuar, do të vuani. Të jeni të përkushtuar do të thotë të shkruani qëllimet tuaja dhe të trajnoheni çdo ditë për t’u bërë më të mirë në çfarëdo që bëni.

Sa herë që filloj të kem probleme të marr atë që dua në jetën time, në karrierën, në paratë ose në marrëdhëniet e mia, unë pyes ‘’Cila është ajo që nuk e di’’? Nuk ka rëndësi nëse dua të kaloj kohë me fëmijët, të kem më shumë të ardhura, më shumë liri, më shumë siguri, vetëbesim ose çfarëdo tjetër, gjëja e parë të cilën e kërkoj është të bëhem i qartë për dëshirën time dhe pastaj të kërkoj atë që nuk e di.

Mos lini pas dore atë që dëshironi, fitoni njohuritë që ju mungojnë. Bëni këtë formulën tuaj! Nëse me të vërtetë dëshironi diçka, por nuk po e fitoni, atëherë dijeni me vetëbesim se është thjeshtë diçka që nuk e dini. Vendosni se çfarë është ajo dhe fitoni njohuri. Kjo ka funksionuar për mua shumë herë në jetën time për të fituar atë që dua. Nëse nuk i përkushtoheni kësaj formule ju do të filloni të krijoni arsye të marra që të dorëzoheni nga gjërat që i meritoni.

Kur dini diçka…

  • Ju mund të parashikoni rezultatet në mënyrë të suksesshme.
  • Ju do të fitoni vetëbesim të vërtetë.
  • Të tjerët do të pajtohen me ju sepse e shohin që jeni të ditur.

Shtoni diturinë në dëshirë, sikur do të shtonit një dru në zjarr, dhe herët ose vonë ju do të realizoni ëndrrat tuaja. Por dijeni këtë: Ka shumë pak njerëz të cilët e kuptojnë plotësisht se si t’iu shesin të tjerëve në ëndrrat e tyre. Ju duhet t’iu shisni të tjerëve në ëndrrën tuaj për ta bërë një realitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme