Personat në punë me të cilët nuk duhet të dilni kurrë

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Në një mënyrë apo në tjetrën gjatë punës, ju mund ta gjeni veten tuaj duke pëlqyer personin   me të cilin rrini në zyrë.  Disa individë përfundojnë në një lidhje me kolegun ndërsa të tjerë jo.

Megjithëse shumica e zyrave nuk kanë një politikë në lidhje me romancën e zyrës, më mirë është t’i afrohesh situatës me kujdes, nëse nuk doni që karriera juaj të rrezikohet për hir të princit ose princeshës simpatike.

Më poshtë janë disa nga njerëzit me të cilët ju nuk duhet të shoqëroheni nga ambientet e punës.

Të shoqëroheni me një punonjës të brendshëm të zyrës mund t’iu çojë në probleme serioze. Jo vetëm do të rrezikoni karrierën e tij por do të rrezikoni gjithashtu dhe perspektivat tuaja të punësimit. Nëse keni një pozicion të lartë, punonjësit tuaj mund të ndihen se i jepni atij një trajtim special dhe nëse përfundoni në ndarje, kjo do të ishte mjaft e vështirë për ju.

Djali i IT-së

Shoqërimi me djalin që rregullon kompjuterët do të ketë padyshim përfitime nëse zgjat, por nëse lidhja juaj dështon atëherë afërsia juaj për të rregulluar kompjuterin është një problem.

Shefi

Megjithëse një shpjegim nuk është realisht i nevojshëm, të shoqërohesh me shefin mund të rezultojë në probleme serioze. Kujtohuni, jo të gjitha lidhjet funksionojnë, ju mund të ikni nga puna më shpejt sesa mendoni.

Personi që del me të gjithë

Ekziston një për çdo zyrë, një feminist i cili do të  largohet, do të ndjekë rrugën e tij dhe do t’iu bëjë ju pjesë kryesore të thashethemeve. Shmangeni ketë person, zbuloni sa më shumë për personin përpara se të filloni të dilni me atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme