Pesë hapa që të bëni punën që ju pëlqen

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Çfarë ju pëlqente të bënit dhe çfarë jo në gjithë eksperiecat e punës që keni patur deri tani? Është e rëndësishme të bëjmë një punë që na pëlqen … dhe jo një punë që urrejmë! Gjithashtu, mendoni për internshipet dhe aktivitetet vullnetare që keni bërë në të shkuarën. Këto nuk kanë pse të jenë gjëra ku ju jeni ekspertë ose ku ju paguajnë një sasi të madhe parash. Ato mund të jenë hobe ose gjëra që ju mund t’i bëni për orë të tëra pa u lodhur!

Hapi 2: Përcaktoni vlerat tuaja

Me qëllim që të keni një jetë të lumtur dhe të suksesshme duhet të njihni gjërat që vlerësoni  në jetën personale dhe atë profesionale. Mbajtja parasysh e këtyre vlerave kur zgjidhni të bëni një punë mund të jetë faktori më i rëndësishëm që përcakton nëse do të jeni ose jo të kënaqur. Pyesni veten, “Cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetën time deri tani? Cilat janë gjërat më të rëndësishme që mund të pëlqej në punën time?”  Gjërat që ju vlerësoni apo i jepni prioritet mund të ndryshojnë përgjatë karrierës tuaj, kështu që mos u shqetësoni nëse sot ju i jepni më shumë prioritet familjes tuaj dhe pasi mbaroni studimet vlerësoni më shumë paratë! Secili prej nesh është i ndryshëm nga tjetri, kështu mendohuni mirë çfarë vlerësoni më shumë në jetën dhe  punën tuaj.

Hapi 3: Përcaktoni qëllimin dhe misionin tuaj

Gjetja e qëllimit është arsyeja e parë pse njerëzit kohët e fundit kanë ndryshuar dhe pëlqejnë të ndryshojnë punën e tyre. Kjo lidhet me atë që PSE ju zgjoheni dhe shkoni në punë çdo mëngjes. Çdo person duhet të ketë pasionin dhe qëllimin për ta bërë një punë, përndryshe ajo do të bëhej e mërzitshme. Pyesni veten, “A kam ardhur në këtë botë për një qëllim të caktuar, për të bërë një punë që vetëm unë mund ta bëj?”

Hapi 4: Përcaktoni aftësitë tuaja të preferuara

Një aftësi është një zotësi ose mjeshtëri (njohuri speciale). Një aftësi e preferuar është një aftësi që jo vetëm e zotoni, por gjithashtu jeni i interesuar dhe i gatshëm ta përdorni. Ky është ndryshimi mes aftësisë dhe aftësisë së preferuar. Për shëmbull, në punën tuaj aktuale, ju jeni shumë i aftë, por urreni ta bëni. Kur jemi të mirë në diçka, është më e thjeshtë të ngrihemi në detyrë dhe ngjitemi më shumë pas saj edhe pse e urrejmë atë gjë. Është e rëndësishme të përcaktoni cilat janë gjërat në të cilat jeni i mirë por edhe që doni të bëni.

Hapi 5: Përcaktoni ditën tuaj ideale në punë dhe mjedisin ideal të punës

Vizualizimi i ditës tuaj ideale të punës do t’ju japë një informacion të vlefshëm për ta përdorur në zhvillimin e planit tuaj të karrierës dhe do t’ju ndihmojë në arritjen e qëllimeve në karrierë. Shumë njerëz nuk i japin mundësi vetes të mendojnë se si do të dukej dita e tyre ideale e punës. A përfundon dita juaj e punës duke thënë,“ Si iku kaq shpejt dita?„ Në këtë rast ju mund të jeni viktimë dhe t’ju ketë marrë rrjedha e ditës, në vend që të bëni atë që doni në ditën tuaj të punës.

Të ngjashme