Pse punonjësit duan të largohen, 3 arsye

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Shumë të punësuar nuk janë kënaqur me punën dhe e mendojnë largimin. Sondazhet kanë treguar se në SHBA, 40% e punonjësve nga 2 mijë të intervistuar janë shprehur se janë gati të largohen nga puna që bëjnë.

Zakonisht një tentim i tillë lidhet më së shumti me raportin prishur, jetë profesionale-jetë personale, por në këtë studim të fundit,rezultoi se në fakt nuk ishte ky problemi.

Ndërkohë studiuesit arritën të identifikojnë tre arsye të tjera që zakonisht i bëjnë punonjësit të mendojnë një alternativë tjetër punësimi.

Mungesa për rritje profesionale

Fokusimi tek detyrat e përditshme rutinë jo vetëm që nuk të zhvillon por as nuk të lejon as të gjesh kohën e duhur për të gjetur hapësira të reja zhvillimi.

Mungesa e vlerësimit

Është e natyrshme që dëshironi të ndiheni i vlerësuar për punën tuaj. Dhe kur ky vlerësim mungon, vetvetiu lind dëshira për të gjetur një vend tjetër ku një gjë e tillë nuk mungon.

Oraret e zgjatura

Sidomos kur kjo bëhet e vazhdueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme