Pse videot janë bërë trendi i marketingut?

Prishtinë | 21 Kor 2019 | 22:45 | Nga Ekonomia Online

Marketingu online ndryshon sipas prurjeve dhe metodave të reja të teknologjisë. Çdo vit krijohen mundësi të reja dhe kanale të reja sociale të cilat tërheqin vëmendjen e përdoruesit.

Por mesa duket 2017 është viti i video marketingut!

Marketingu me anë të videos nuk është një risi, por tregu po ndryshon dhe video është një fitues i qartë në këtë drejtim.

Trendet e video marketingut

Youtube momentalisht e dominon këtë fushë me një miliardë përdorues që shohin qindra milionë orë çdo ditë. Youtube tërheq më shumë audiencë, me moshë nga 18 deri në 49 vjeç, krahasuar me rrjetet e tjera kabllore.

Trafiku i YouTube u zgjerua më shumë se 40% më shumë nga viti i kaluar. Facebook tani ofron video embedded dhe livestreaming dhe shërbime si Periscope e Facebook kanë filluar të tërheqin pionerët e marketingut në kohë reale.

Reklamat video në rezultatet e kërkimit

Një tregues tjetër i qartë i popullaritetit të video marketingut janë video reklamat e pashmangshme në rrjet. Google dhe Bing po testojnë përdorimin e videove për rezultate më të pasura për një kërkim.

Pse video marketingu është efektiv?

Marketingu i përmbajtjes dhe media sociale e ka ndryshuar “lojën” e marketingut në shumë mënyra. Prezantimi i brandit ka zënë vendin kryesor, i shtyrë nga ideja për ta lejuar biznesin të lidhet në një mënyrë më kuptimplotë me bazën e konsumatorëve.

Për bizneset e vogla, video është një mënyrë jo shumë e shtrenjtë për të hapur dyer të reja. ndërsa bizneset e mëdha nuk kanë shumë avantazh në këtë drejtim. Kompanitë e vogla mund të veprojnë në disa mënyra:

• Duke iu përgjigjur FAQs të konsumatorëve (sektori pyetje përgjigje)
• Paraqitja e produkteve në veprim
• Duke kërkuar vlerësimin e nga konsumatorët real si përdorues virtual
• Prezantimi i stafit dhe një paraqitje e shkurtër e veprimtarisë që ushtron kompania
• Demostrimi i përdorimit të produktit
• Përfshirja e video-ve rekomanduese

Mijëra biznese të vogla në YouTube kanë ndërtuar audiencë dhe besueshmëri me reklama të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Studimet e ndryshme tregojnë se video ka një ndikim të madh mbi shitjet, veçanërisht për bizneset e vogla dhe bizneset që zhvillohen në shtëpi.

Teknologji të reja në të ardhmen

Çdo aspekt i marketingut në vitet e fundit ka lëvizur drejt personalizimit, targetimit dhe përmbajtjes interaktive. Teknologjia e re e videos e çon konceptin në një nivel tjetër, me video tërheqëse që janë gjithmonë në lëvizje të vazhdueshme në faqe. Mbledhja e të dhënave, anketimet, sondazhet dhe video të tjera do të bëhen më se të zakonshme për syrin tonë.

Përafërsisht 96% e reklamuesve B2B (biznes me biznes) po përdorin video, por bizneset e vogla B2C (biznes me konsumatorin) janë treguar më të ngadaltë në adaptimin e kësaj risie për shkak të kostove të prodhimit apo thjesht kanë ngurruar të shpenzojnë dollarë për marketing me anë të teknologjisë të cilën ata nuk e shohin si shumë efektive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme