Sa para mbledh një ndërmarrës i sukseshëm?

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 21:00 | Nga Rose Leadem

Kur vjen puna tek rritja e kapitalit, ka dy mendime: mbledhni sa më shumë që të mundeni dhe mbledhni sa keni nevojë.

Secila ka përparësitë dhe pengesat e saj, dhe shumë debatojnë se cila është më e mirë: të kesh para për t’u rritur shpejtë apo mos t’a kesh nën kontroll. Por për Reid Hoffman, bashkë-themeluesin e LinkedIn dhe partnerin e Greylock, paraja tejkalon dobësinë.

‘’Ju do të keni nevojë për kapital për të gjitha ndryshimet e panjohura, pavarësisht se a janë nevojat e konsumatorëve apo sulmet e konkurrencës’’ thotë ai në episodin e dytë të emisionit Masters of Scale, në të cilën ai bisedon me Mariam Nacify, themeluesen e faqes online Minted, për nevojën e ndërmarrësve për të mbledhur sa më shumë para që munden për këto sfida të pa parashikuara.

Por jo gjithkush pajtohet me këtë teori.

‘’Unë nuk pajtohem aspak me Reid Hoffman’’, ndërmarrësi serik dhe prezantuesi i Valuetainment thotë në një video për filozofinë të mbledhni më shumë para se sa mendoni. ‘’Mendoj se deklaratat absolute kanë probleme, veçanërisht në botën e biznesit, për shkak se ka mënyra të ndryshme për të filluar një biznes dhe për t’a rritur atë’’, shton ai.

Bet-David mendon se ndërmarrësit duhet të mbledhin pak, të dëshmojnë konceptin e tyre dhe të zhvillojnë një reputacion të fuqishëm para se të kërkojnë një investim të madh nga një Ndërmarrës Kapitalist.

Shikoni këtë video që të dëgjoni më shumë nga teoria e Hoffman, se pse të gjitha kompanitë duhet të mbledhin shumë para dhe arsyeja se pse shumica e bizneseve duhet t’a krahasojnë veten me bizneset fillestare të Silicon Valley.

 

Të ngjashme