Sëmundja më disiplinoi në jetë dhe biznes

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 16:32 | Nga

Studimet thonë se 29.1 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë diabet dhe rreth 1.4 milion raste të reja të diabetit diagnostikohen çdo vit sipas Health Line. Më shumë se një në çdo 10 persona të rritur të cilët janë 20 vjeçarë ose më të vjetër kanë diabet. Është një sëmundje e cila ka shumë ndikim tek ndërmarrësit. Vendimet dhe veprimet që i merrni pas diagnostikimit, veçanërisht pak më vonë në jetë, mund të ndihmojnë ose dëmtojnë biznesin tuaj.

Unë jam një këshilltar i cili udhëton në 30 shtete në vit për të trajnuar kompanitë rreth marketingut digjital. Më herët këtë vit unë shkova në një udhëtim këshillues në Europë. Përderisa isha atje, fillova të përjetoja probleme të ndryshme shëndetësore. Filloi me disa pamje të turbullta dhe pastaj në simptoma të shumta. Kur u ktheva në Shtetet e Bashkuara, gjendja ime u përkeqësua. Unë shkova në spital pa frymë, pa qenë në gjendje të ha ( I kisha humbur 15 kg brenda dy javëve) dhe po humbisja shikimin tim. Diagnoza ishte diabeti i llojit 2.

Më dhanë insulinë dhe u përmirësova gjatë asaj jave që isha në spital. Më mësuan se si do të jetë jeta me diabet. Për shkak se niveli im i sheqerit në gjak për tre muaj ishte jashtë kontrollit, më përshkruajtën insulinë. Duhej të pija pesë herë në ditë. Në fillim, u ndjeva sikur po dorëzohesha. Unë udhëtoj për jetesë dhe kjo diagnozë thoshte të udhëtoj me insulinë, gjilpëra dhe pajisje testuese. Thoshe se duhej të mendoja se ku mund të mbushja recetat e mia në një vend tjetër. Thoshte se duhej të kontrolloja gjithçka që haja dhe të lija shumë ushqime të cilat i doja. Ishte një ndryshim tërësor.

Sot, jeta dhe biznesi janë të mrekullueshme. Ajo që filloi si një diagnozë e cila më bëri të dorëzohesha doli të ishte pikërisht ajo për të cilën kisha nevojë për të bërë ndryshime për të mirë në jetë dhe biznes. Këtu janë tri mënyra se si ky diagostikim me diabet ndikoi në biznesin tim.

  1. Më detyroi ta marr seriozisht shëndetin

Unë kam pasur problem me peshën për një kohë të gjatë. Unë kam fituar, humbur dhe kam fituar përsëri peshë. Diabeti i llojit 2 mund të ndryshohet. Një zotëri në New York bëri pikërisht këtë duke ndryshuar ushtrimet dhe ushqimin e tij. Ky diagnostikim thoshte se duhej të kontrolloja shëndetin tim nëse dëshiroja të jetoja një jetë të gjatë. Unë ndalova ushqimin e shpejtë dhe fillova të lëvizja më shumë. Rezultati është se kam humbur 42 kg dhe doktori im ka zvogëluar dozën time të insulinës nga 146 njësi në ditë në 27 njësi.

Ushtrimet mbajnë sheqerin tim në gjak nën kontroll dhe ngrënia e ushqimeve të duhura e ndalon nga ngritja. Kontrolli ndaj shëndetit më ka dhënë më shumë energji për detyra të lidhura me biznes. Mund të shoh sërish, ndihem më i fuqishëm dhe kam më shumë vetëbesim. Të gjitha këto e kanë ndihmuar biznesin tim të rritet në mënyrë dramatike këtë vit. Këtë vit, biznesi im do të prodhojë më shumë të ardhura se sa pesë vitet tjera. Diagnostikimi me diabet ka qenë papritmas pozitiv.

Shëndeti juaj është pasuria më e vlefshme në biznesin tuaj. Nëse e trajtoni mirë, do të keni përfitime. Nuk ka kuptim të punoni shumë nëse injoroni shëndetin. Pa shëndet, ju mund të mos jetoni mjaftueshëm gjatë për t’i shijuar ato që keni ndërtuar.

  1. Më bëri të mendoj për qëllimet dhe rezultatin e madh

Mjekët në spital më shpjeguan se isha afër rënies në komë për shkak se sheqeri im në gjak ishte jashtë kontrollit. Pasi gjendja ime u stabilizua, më bëri të mendoj për qëllimet e mia të biznesit dhe  se ku po dërgonte e gjitha kjo. Është e lehtë të mbuloheni nga mijëra gjëra të cilat duhet t’i përmbushni dhe të humbisni fokusin e arsyes prapa biznesit. Është mirë që si ndërmarrës të rilidheni me qëllimin tuaj dhe të dini se ku po ju dërgon biznesi.

  1. Më solli më shumë disiplinë në jetë dhe biznes

Unë duhet të pi insulinë disa herë në ditë, dhe duhet të bëj ushtrime dhe të ha ushqimin e duhur për t’a mbajtur diabetin tim nën kontroll. Ky orar strikt nga i cili varet shëndeti im më ka ndihmuar të fitoj disiplinë të cilën e aplikoj edhe në tjera zona të jetës dhe biznesit.

Unë drejtoj një biznes i cili më jep shumë liri dhe fleksibilitet. Është e lehtë që në këtë lloj biznesi të mbani gjërat e lëshuara. Kjo është një gjë e mirë dhe e keqe. Ajo diagnozë më ndihmoi të shihja se ishte koha të planifikoja gjërat. Pak disiplinë dhe planifikim mund të ndihmojnë çdo biznes. Mund të ju ndihmojë të qëndroni të fokusuar në atë se çfarë do të ndihmojë biznesin tuaj tani dhe ajo çon drejt rritjes.

Diagnostikimi me diabet ose nga ndonjë tjetër sëmundje do të ndikojë në biznesin tuaj në një mënyrë ose tjetër. Ju duhet të bëni një zgjedhje. Ju mund të hyni në depresion dhe të tërhiqeni, ose t’a përdorni si motivim për të lulëzuar pavarësisht rrethanave tuaja. Po, ka disa sëmundje të cilat janë më të vështira dhe më stresuese se tjerat, por nëse ende keni një mundësi për të jetuar një jetë të rregullt, shfrytëzojeni atë. Të gjithë duhet të bëjnë më të mirën e tyre për t’u përballur me atë situatë.

Nëse diagnostikoheni me ndonjë sëmundje, bëni një ndryshim. Mos lejoni që ajo të ju ndryshojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme