Shenjat se po punoni shumë, filloni të jetoni

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 23:45 | Nga Ekonomia Online

Në një kohë kur kultura e biznesit është shumë konkurruese, të punosh shumë dhe të qëndrosh i dedikuar janë bërë cilësi të nevojshme që të qëndroni në biznes. Në fakt, këto janë shprehi të pritura. Mirëpo, është e rëndësishme të dini se ku të vini kufirin, duke mbajtur në mend se puna juaj lehtë mund të ju konsumojë.

Këtu është një listë prej gjashtë gjërave të cilat tregojnë se ju i kushtoheni shumë punës.

  1. Kur koha e lirë bëhet një koncept i panjohur

Edhe pse ju mund të jeni shumë të përshirë në punën tuaj dhe të mos keni kohë të lirë, puna juaj nuk duhet të ju konsumojë në nivelin kur të mos keni kohë për asgjë tjetër. Nëse nuk mund të mbani mend herën e fundit kur jeni takuar me shokët ose familjen, kur keni shikuar një film interesant, kur keni dalë për blerje ose keni bërë diçka jashtë punës, ky është një sinjal kyç se puna juaj po mbizotëron dhe se është koha të jetoni.

  1. Kur mbani ngarkesën vetëm

Nëse jeni një perfeksionist, ju mund të keni një nevojë natyrale për t’u siguruar se gjithçka bëhet në mënyrë të përsosur. Mirëpo, kjo tendencë nuk duhet të ju  bëjë të mbani të gjithë barrën vetëm. Mbani në mend, ju nuk keni superfuqi; nuk mund t’i bëni të gjitha vetëm. Edhe nëse mundeni, nuk duhet. Për këtë janë punonjësit e pavarur dhe njerëzit të tjerë të cilët i paguani.

  1. Kur të gjitha synimet tuaja janë të lidhura me punën

Përderisa posedimi i qëllimeve të karrierës mund të admirohet, ato nuk duhet të jenë të vetmet gjëra të cilat shpresoni t’i arrini. Provoni të krijoni një ekuilibër duke përfshirë familjen, interesat dhe altruizmin; e ardhmja duhet të reflektojë më shumë se sa vetëm karrierën tuaj. Kur dikush iu pyet për aspiratat e së ardhmes dhe të vetmet përgjigje që i keni lidhen me punën, ju me siguri po i jepni shumë punës tuaj.

  1. Kur mendja juaj është gjithmonë tek puna

Ju mund t’i nxjerrni disa njerëz nga zyra por është e pamundur të nxjerrni zyrën nga ata. Sigurisht se ka raste ku punët shtesë në shtëpi mund të jenë të nevojshme, por nuk ëështë mirë të fiksoheni vazhdimisht për raportet të cilat duhet të përfundohen, prezantimet të cilat duhet të përgatiten, ose  per planet e nevojshme për një projekt të ardhshëm. Nëse mendja ose trupi juaj janë gjithmonë në punë edhe në shtëpi, është një shenjë se ju keni kaluar kufirin.

  1. Kur puna është e gjitha për të cilën flisni

Është mjaft e pranueshme për ju që të flisni për punën kohë pas kohe; mirëpo, bëhet problem kur puna është e vetmja gjë për të cilën flisni. Mbani në mend proverbën ‘’E gjitha punë dhe jo lojë e bën Jackun një djalë të mërzitshëm’’? Nëse, kur jeni në shoqëri të familjes dhe shokëve, puna është e gjitha për të cilën flisni, është një shenjë e sigurt se ju po i jepni shumë punës tuaj.

  1. Kur puna ndikon në tërë jetën tuaj

Përderisa karriera juaj përbën një pjesë të madhe të asaj që jeni, nuk duhet të jetë e vetmja gjë e cila ju definon. Interesat tuaja nuk duhet të jenë të lidhura me punën. Gjeni aktivitete dhe hobi jashtë punës të cilat ju sjellin kënaqësi. Nëse puna juaj definon çdo vendim që merrni ose vendos si reagoni në çdo situatë, është koha të rishikoni se sa shumë po i jepni punës tuaj.

Shumë ndërmarrës jetojnë jetën të konsumuar nga puna e tyre. Nëse jeni në pikën kur nuk mund të mendoni ose të bëni diçka tjetër, është koha të punësoni dhe të ngarkoni detyrat. Ju do të jeni më të lumtur dhe më të shëndetshëm kur krijoni një jetë për veten jashtë punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme