Si duhet shpërblyer punonjësit e mirë?

Prishtinë | 16 Shk 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Periudhat e shpërblimeve të punonjësve janë të vështira për menaxherët.

Ata duhet të vendosin se cili punonjës meriton shpërblim dhe se si duhet shpërblyer ai.

Përzgjedhja e punonjësve dhe marrja e vendimeve për shpërblime mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë, pasi mund të shkaktojë pakënaqësi te punonjësit. Megjithatë në periudha shpërblimesh në kompani duhet pasur parasysh:

1. Ndiqni politikat e kompanisë –
 Shumica e kompanive kanë politikat e tyre të shpërndarjes së shpërblimeve për punonjësit. Bisedoni me shefin ose drejtuesin e Burimeve Njerëzore për udhëzime në vendim-marrje dhe caktimin e shpërblimeve.

2. Krahasoni arritjet e punonjësve – Shpërblimet janë vetëm motivuese dhe domethënëse në qoftë se ato lidhen direkt me arritjet e gjithsecilit.

3. Tregohuni transparent – Bëni të qartë që në fillim se ç’duhet të bëjnë punonjësit për të përfituar shpërblime. Pasi të keni shpërndarë informacionin për këtë gjë, atëherë tregohuni të hapur dhe të sinqertë duke treguar mënyrën që keni ndjekur për të arritur në vendimin që keni marrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme