Si ta provoni potencialin tuaj të menaxhimit

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Aftësitë e menaxhimit janë thelbësore për të ngjitur shkallët e karrierës, por jo domosdoshmërisht vendi ku uleni tregon që jeni një lider në zyrë.

Edhe nëse besoni në aftësitë tuaja të menaxhimit, mos harroni që keni nevojë për një dorë ndihmëse. Janice Shack-Marquez sugjeron për të gjithë menaxherët të besojnë fort në fuqitë e tyre, pasi vetëm kështu mund të nxjerrin në pah anën e tyre udhëheqëse.Marrëdhënia e qëndrueshme

Të jesh njeri i besueshëm të krijon mundësinë të kesh një ndikim pozitiv tek të tjerët. Marrëdhënia e mirë që krijoni me kolegët tuaj bën që ato t’u drejtohen për ndihmë e udhëzime. Mary Abbajay sugjeron për të gjithë ato që duan të kënë ndikim tek të tjerët, rregullin i Platinës “Trajto aq sa duan të trajtohen”. Sa më shumë të përshtateni në komunitet, aq më i vlefshëm do të jeni për të. Të jesh njeri me impakt është gjithashtu një tipar i rëndësishëm i udhëheqësve. Sepse të jesh emocional do të thotë që je njerëzor, shprehet Shack-Marquez.

Vepro pjesërisht

Hidhni një sy përshkrimit të punës dhe përgjegjësive të njerëzve dhe krahasoni atë me detyrat tuaja. Gjeni çdo aftësi që mund të përmirësoni dhe përgjegjësitë që mund të merrni. Shtyjeni veten përtej përshkrimit të punës dhe gjeni projekte për t’u bashkuar. Merrni iniciativën për të propozuar zgjidhje të reja që do t’u lejojnë të aplikoni drejtimin më shumë. Joel Garfinkle thotë: “Udhëheqësit duan të shohin njerëzit që zotërojnë dhe që janë vendimtarë, të guximshëm dhe që bëjnë zgjidhje të drejta”.

Mos kini frikë nga reagimet

Askush nuk është perfekt. Njerëzit që pretendojnë të kenë gjithçka, kanë prirjen të mos jenë udhëheqësit më të mirë. Ajo për të cilën ju keni nevojë është të jeni i hapur ndaj komenteve dhe kritikave. Të lini mënjanë ndjenjën e turpit dhe të jeni të hapur me kolegët. Sipas Shack-Marquez edhe pse reagimet janë kritike për zhvillimin profesional dhe marrëdhëniet e shëndetshme, shumica e udhëheqësve i injorojnë ato. Për të qenë të hapur me këto reagime ai sugjeron modelin: stop, start, continue.

Komunikoni qartë

Udhëheqësit duhet të jenë komunikues të mirë. Garfinkle cilëson udhëheqës të mirë atë që flet pak dhe dëgjon kur të tjerët flasin. Sigurohuni të jeni pjesë e bisedës, por të jeni konçiz dhe të qartë ndërsa tregoni gjithashtu njohuritë dhe entuziazmin tuaj. Kjo do të thotë të bësh detyrat e shtëpisë para një takimi për t’u siguruar se je i përgatitur dhe do të shtosh përmbajtje në diskutime.

Nëse keni frikë të flisni, Garfinkle sugjeron si më poshtë: Vendosni tre objekte të vogla në një xhep. Çdo herë që flisni, hiqni një objekt. Kur xhepi të jetë bosh ju keni goditur limitin tuaj. Kur i bëni një kërkesë kolegut jini të qartë. Abbajay sugjeron të mbani afër vetes njerëzit e përgjegjshëm, por kujdes: mos i fajësoni, pasi nuk e keni një autoritet të tillë, sipas tij.

Të jesh një ndjekës i mirë

Një udhëheqës ka nevojë për ndjekës. “Një ndjekës i fuqishëm është dikush që mund të sfidojë shefin e tij dhe gjithashtu të jetë i gatshëm të inkurajojë dhe mbështesë atë. Të ketë aftësinë për t’i ndihmuar atë që të jetë sa më i suksesshëm”, tha Shack-Marquez. Përcaktoni prioritetet e shefit dhe ngrini dorën për të ndihmuar kur nevojitet ndihma.

“Nëse ndihmoni shefin tuaj të ketë sukses, ekziston një mundësi e mirë për një plan suksesi, ku mund të dalë emri juaj”, tha Garfinkle.

Ndiqni arritjet tuaja

Sigurohuni që drejtuesit tuaj të jenë të vetëdijshëm për arritjet tuaja dhe aftësitë e udhëheqjes. Ndani komentet e klientëve rreth asaj se si ka ndihmuar puna juaj, ose dërgoni përditësime për shefin që ndjek progresin tuaj në një projekt të rëndësishëm. Hiqni dorë nga ideja se: “unë jam vetë nxitës” dhe mendojeni më tepër sesa kur jeni duke shkëmbyer informacion, thotë Garfinkle.

Të ngjashme