Si të arrini sukses në punë, sipas drejtoreshës më të paguar në Apple

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefja e shitjes me pakicë në Apple, Angela Ahrendts, filloi të punojë për gjigantin e teknologjisë në vitin 2014. Në 100 ditët e para ajo mori një mësim të rëndësishëm.

Ahrendts tashmë ka një kohë të gjatë që punon në industrinë e modës. Ajo ishte drejtoreshë Ekzekutive e kompanisë së mallrave lukzose Burberry, para se të punonte tek Apple.

Ahrendts ishte drejtoreshë e shitjes me pakicë në Apple dhe përgjegjëse për menaxhimin strategjik të dyqaneve. Ajo u largua nga kompania në Prill të 2019-tës për të “ndjekur aktivitete të reja personale dhe profesionale”, tha Apple në një njoftim për shtyp. Ahrendts është anëtare e bordit në Airbnb që nga Maji i këtij viti.

Një nga drejtuesit më të paguar në Apple

Gjatë qëndrimit në Apple, ajo ishte ndër drejtuesit më të paguar. Rroga e saj për vitin 2018 ishte 23.7 milionë €, sipas një deklarate në Apple. Pra, rroga e saj ishte më e lartë se rroga e drejtorit ekzekutiv Tim Cook, i cili në vitin 2018 paguhej 14 milionë euro.

Ahrendts thotë se nganjëherë është ndjerë e pasigurtë në pozicionin e vet. Ndërsa kjo ndjenjë nuk zhduket gjithmonë, ajo thotë se njohja e pikave tuaja të forta mund t’ju japë sigurinë e nevojshme për sukses.

“Në këtë mënyrë ju bëheni më të fortë dhe fitoni më shumë vetëbesim për atë që keni për t’i dhënë botës,” thekson ajo.

Të ngjashme