Si të bëhesh i pasur për 10 vjet

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Të bëhesh i pasur është ëndërr për këdo dhe të rendësh pas parasë është e natyrshme, por që të mos përpiqesh kot dhe mundimi të të shpërblehet, duhet që veç dëshirës, të kesh edhe një strategji.

1. Mos shpenzo gjëra të kota. Më mirë vëri paratë në bankë se t’i shpenzosh për një makinë të bukur.

2. Fillo investo në fonde të sigurta. Llogarit të lesh aty 20-40% të të ardhurave tuaja mujore. Mos bëj llogari sa para të janë bërë aty, së paku për 10 vjet.

3. Gjatë viteve punë, pretendo gjithmonë rritje page. Sa më shumë të kërkosh, aq më tepër ke mundësi të marrësh. Me një kusht,duhet ta meritosh.

4. Fillo të shikosh mundësinë e krijimit të një aktiviteti tënd, krahas punës që bën. Kur të krijohen kushte rreziko duke investuar aty. Ndjenja e të qenurit i lirë është jashtëzakonisht e bukur.

5. Në vend të paguash qira, mundohu që shtëpinë ta kesh tënden, ta blesh.

6. Je i/e martuar? Nëse jo, bëje. Si çift jeni më të fortë, edhe hua në bankë merr më lehtë.

7. Mos pretendo fitimin e shpejtë.

8. Mos kopjo të tjerët. Mundohu të bësh një gjë ndryshe prej tyre. Për këtë, lexoni edhe libra, një prej tyre psh, “23 Things They Don’t Tell You About Capitalism”.

9. Përfshi edhe të tjerë në projektin tënd.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme