Si të dukeni më i mençur derisa flisni

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Me siguri keni dëgjuar dikë të flisni, dhe truri juaj menjëherë ka bërë lidhjen e personit në fjalë me inteligjencën, edukimin dhe pasurinë.

Por a mund të tregohemi më inteligjent kur flasim se sa që jemi në të vërtetë?

Kur është puna për t’u treguar më të mençur, mënyra se si flisni është më superiore se mënyra e të shkruarit pasi që tregon më shumë: emocione, mendimet, tonin e zërit. Pra në pak fjalë nuk është edhe aq me rëndësi se çfarë thua se sa që është mënyra se si e thua atë.

Lexoni disa nga këshillat që duhet ti dini për tu paraqitur më inteligjent:

Punoni në qëndrimin tuaj

Dituria është më shumë se fjalët që dalin nga goja juaj. Qëndrimi drejtë prezenton një imazh pozitiv dhe tregon që ju jeni të sigurt dhe keni besim në vete.

Mos përdor fjalë që nuk i di askush

Kur përdorni fjalë “inteligjente” pa qenë në dijeni se çfarë kuptimi kanë, do t’i vëni dëgjuesit tuaj në gjumë.

Flisni me zë të lartë por të relaksuar

Projektimi i zërit tuaj merr kohë dhe praktikë, por kur flisni me një ton më të lartë atëherë ju do të tregoni se keni besim në vete. Asesi mos bërtisni!

Dëgjo zërin tuaj

Duke dëgjuar zërin tuaj me kujdes ju do të vëreni të metat kështu duke e përmirësuar në të ardhmen.

Mos ndërhyj nëse nuk keni gjë për të shtuar

Nëse keni pak njohuri në një fushë të caktuar p.sh: Fizikë, atëherë asnjëherë mos ndërhyni, pasi që do të dukeni thjesht një injorant. Përpiquni t’iu përshtateni fushës suaj.

Të ngjashme