Si të rrisim produktivitetin

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Sidomos për kompanitë e vogla është shumë e rëndësishme që të gjenden mënyra për të rritur produktivitetin e punonjësve.

Më poshtë janë disa këshilla që do të ju ndihmojnë në këtë drejtim.

Ushtrime gjimnastikore çdo mëngjes. Orët e para të mëngjesit janë ideale për t’u marrë me ushtrime të ndryshme gjimnastikore, edhe në rast se ne kemi një ditë shumë të lodhshme përpara.

Përfundoni punën të cilën e keni më shumë inat

Gjithmonë do të kemi punë të cilat nuk i bëjmë me dëshirë. Këshillohet që këto punë ju t’i përfundoni sa më parë të mundeni dhe më pas të vazhdoni realizimin e të tjerave.

Trajtojini punonjësit në mënyrë të barabartë

Kur punonjësit e kuptojnë se ata trajtohen të gjithë në mënyrë të barabartë, kjo ndikon edhe në krijimin e një mjedisi pune optimist dhe madje ndikon edhe në rritjen e produktivitetit.

Larg nga rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë edhe një prej faktorëve pengues në punën tuaj, prandaj duhet t’i shmangni sa më shumë të mundeni sidomos në ambientet tuaja të punës.

Mos i lini për më vonë detyrat e thjeshta

Kjo do t’ju ndihmojë që të mos t’ju krijohet një mal më punë dhe të mos dini nga t’ia filloni më parë.

Punoni nga shtëpia

Kjo mënyrë e të punësuarit është nga më efektivet dhe në ditët e sotme kur teknologjia po ecën me hapa galopantë, kjo gjë është më se e mundur.

Përdorni teknologjinë

Përdorni programet e ndryshme për të qenë sa më të organizuar dhe për t’i përfunduar detyrat tuaja sa më shpejtë por në të njëjtën kohë duke qenë edhe sa më të saktë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme