Thënia “besoni instinktit” është një mit

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Kur vjen puna te marrja e vendimeve të vështira, ata zëra në kokat tona gabojnë më shpesh se sa kanë të drejtë.

Themeluesit janë njerëz të vështirë. Ata kanë tendenca të mbështeten në gjykimin e tyre, dhe ndoshta në këshillën e një ose dy njerëzve të brendshëm. Është pothuajse e pamundur që të hyni në atë rreth të brendshëm dhe të fitoni besimin e tyre. Ndërmarrësit më së shumti duket se i besojnë atij zëri të brendshëm dhe vetëm flasin. Këtë janë mësuar të bëjnë. Pyetja është se, a është kjo një gjë e mirë?

Mençuria më e zakonshme është se themeluesit duhet të mësojnë t’u besojnë instikteve të tyre. Fatkeqësisht, kjo nuk funksionon aq shpesh sa kemi dëshirë. Kur vjen puna te marrja e vendimeve të vështira, ata zëra në kokat tona gabojnë më shpesh se sa kanë të drejtë. Instiktet tuaja qartë nuk kanë një monopol në mençuri.

Një pjesë e problemit është se ne të gjithë dëgjojmë tregimet e suksesshme të ndërmarrësve, dhe supozojmë se instiktet e tyre bënë këto ndryshime. Ka dyshim se këto tregime janë më shumë përjashtime se rregulla. Ja një tregim i cili është bërë shumë i famshëm së fundmi:

Kur Kleiner Perkins dhe Sequoia Capital u pajtuan të financojnë Google në vitin 1999, firmat e ndërmarrjeve kapitaliste kishin një kusht: themeluesit Larry Page dhe Sergey Brin duhej të sjellnin një kryeshef ekzekutiv me përvojë si mbikëqyrës i të rriturve. Ata u pajtuan pa dëshirë. Pas të gjithash, kjo ishte foshnja e tyre, dhe ata nuk dëshironin t’ia linin dikujt tjetër.

Pas intervistimit të shumë kandidatëve, ata filluan të luftonin me peshën e vendimit. Si t’a dinin se kush ishte i duhuri? Kush do të përshtatej me kulturën unike që ata po krijonin? Pastaj ata mësuan se ish Kryeshefi Ekzekutiv i Novell Eric Schmidt kishte qenë në Burning Man. Kjo, prej të gjitha gjërave, bëri një ndryshim.

Del se festivali në shkretëtirë karakterizohej nga temperatura ekstreme, kreativitet dhe festa. Të tretë u bashkuan dhe marrëveshja u mbyll. Që nga atëherë ata patën të ngritura dhe të ulura, por ajo që filloi si dy themelues dhe një të jashtëm u shndërrua në njërën prej triumfeve më të suksesshme në historinë e korporatës.

Ne mund të debatojmë për atë se çfarë kritere përdorën themeluesit për të zgjedhur atë njeri i cili do të udhëheqte biznesin e tyre fillestar, por jo rezultatet. Kur Schmidt ia la kompaninë Page dhe u bë zëdhënësi ekzekutiv një dekadë më vonë, gjiganti i kërkimeve kishte vlerë më shumë se 200 milion dollarë.

Është e lehtë të themi, pas faktit, se vendimi për të punësuar Schimdt ishte i inspiruar. Por a ishte me të vërtetë? Çfarë nëse Page dhe Brin nuk e kanë ditur se Schimdt kishte shkuar në Burning Man. Çfarë nëse kishin punësuar dikë tjetër? A do t’i besonin dikujt tjetër? A do të dilnin gjërat ndryshe? Dhe sa merita ka Schimdt për suksesin e Google?

Ne nuk do t’i dimë kurrë përgjigjet e këytre pyetjeve, por e dimë se të ardhurat e Google dhe makina përfituese është dhe gjithmonë ka qenë falë platformës reklamuese Adwords, e cila doli pas Schmidt. Gmail, Maps, Chrome, Android , gjithçka që erdhi më pas parashikoi suksesin e AdWords. Gjithçka. Gjithashtu vlen të theksohet se vlera e Google është trefishuar që kur Page e mori përsipër gjashtë vite më parë.

Përderisa është një gjë e mirë se Page dhe Brin ishin në gjendje të vendosnin egot e tyre mënjanë dhe t’i besonin një njeriu të jashtëm, nuk është e qartë se a kanë luajtur rol të madh instiktet e tyre në këtë zgjedhje apo në rezultate. Në të kundërtën, ata dëshironin të vazhdonin vetëm, por ndërmarrësit kapitalistë i detyruan ata.

Duke punuar me shumë themelues të kompanive të mëdha dhe të vogla, mund t’ju them se të bëhesh këshillues i besueshëm merr kohë dhe këmbëngulje. Nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se çfarë do të ndodhë. Ju ose përshtateni me ta ose jo. Ndërmarrësit mund të jenë shumë bardhë e zi në atë mënyrë. Shumë prej tyre i besojnë vetem vetes.

Kam parë shumë prej tyre duke u verbuar nga vizioni e tyre dhe duke marrë vendime dritë-shkurtëra. Nganjëherë ata janë shumë afër situatës dhe u dorëzohen përvojave të limituara. Herët tjera ata zihen në zonën e tyre të rehatisë dhe marrin rrugën e rezistencës. I kam parë të gjithë.

Mos më keqkuptoni: Nuk po them se është e lehtë të dini se kujt ti besoni ose nën çfarë rrethana. Nuk pretendoj se i kam të gjitha përgjigjet. Nuk ka ndonjë rregull për këtë gjë. Nëse do të kishte, nuk do të kishim kaq shumë biznese të dështuara fillestare.

Ajo që mund t’ju them është se nëse jeni të zgjuar, të vetëdijshëm, keni gjasa që të merrni vendimin e duhur në kohën e duhur. Nëse jo, këshillën ‘’besoni instiktit tuaj’’ merreni me kujdes. (Entrepreneur)

*Steve Tobak është këshillues i menaxhmentit, gazetar, ish ekzekutiv i lartë, dhe autor i “Real Leaders Don’t Follow: Being Extraordinary in the Age of the Entrepreneur”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme