Tri mite të gabuara për suksesin

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 22:15 | Nga Ekonomia Online

Janë disa mite se si arrihet suksesi në në, që shumica e njerëzve i besojnë si të vërteta.

Por, nëse ju bëni pjesë në grupin e atyre njerëzve që i besojnë këto mite, ju do të përfundoni duke qenë i mbingarkuar me punë, i paguar më pak seç ju takon dhe mbi të gjitha i palumtur dhe i stresuar.

Por cilat janë këto mite dhe nëse nuk duhet t’i merrni ato si referencë, cilave duhet t’u drejtoheni? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e japin dy eksperte strategjie, Lori Scherwin dhe Shefali Raina, transmeton Ekonomia Online.

Nëse jeni i zoti në punën që bëni, do të promovoheni

Ju punoni shumë dhe si rrjedhojë meritoni të promovoheni. Por fatkeqësisht, kjo nuk është mënyra në të cilën bota e punës funksionon, shprehet Lori Scherwin. Të jesh i aftë në punën që bëni, nuk do të thotë që ju jeni i aftë për të menaxhuar persona të tjerë.

Një mënyrë shumë e thjeshtë është që ju të përqendroheni në detyrën e radhës dhe të tregoni të gjithë impenjimin e mundshëm për ta realizuar atë sa më mirë. Fakti që ju jeni një punonjës shumë i aftë nuk do të thotë që ju mund të bëheni edhe një menaxher shumë i mirë.

Gjithçka fillon në moshë të re

Edhe nëse ju keni vite që punoni në një sektor të caktuar por nuk keni arritur kulmin e suksesit tuaj, mos mendoni qoftë edhe për një sekondë të vetme se ju jeni vonë. Sipas Shefali Rainas, ideja që ju duhet ta filloni karrierën tuaj në një moshë të re është thjesht një mit i gabuar dhe madje një prej më të rrezikshmeve, sepse nëse besoni në një mit të tillë, atëherë ju edhe nëse mendoni që jeni i aftë për të pasur sukses në një fushë të caktuar, nuk do të ndërmerrni guximin për të provuar vetëm e vetëm sepse jeni në një moshë të madhe, shprehet Znj. Raina. E vërteta është që suksesi vjen në çdo moshë, dhe ka shumë shembuj në jetën reale që e vërtetojnë një gjë të tillë.

Nëse doni të keni sukses, në jetën tuaj duhet të ketë vend vetëm për punën tuaj

Ekziston një mit shumë i gabuar në lidhje me personat e suksesshëm. Për të qenë i suksesshëm duhet t’i përkushtohesh vetëm jetës profesionale, gjë kjo e cila është shumë e gabuar. Një person nuk mund të jetë kurrë i suksesshëm nëse nuk balancon jetën profesionale me atë personale. / Gazeta Monitor

Të ngjashme