Tri sfidat e përditshme të një menaxheri

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqje, në thelb, do të thotë njerëz që janë në kontakt me njerëz. Me fjalë të tjera, është inteligjenca emocionale që bën dallimin e drejtuesve të jashtëzakonshëm nga ata më pak të suksesshëm.

Më poshtë janë 3 sfidat më të zakonshme me të cilat drejtuesit luftojnë çdo ditë:

Menaxhimi i konflikteve në punë – Të dini të menaxhoni konfliktet është thelbësore në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve. Kjo kërkon që ju të mbeteni objektivë, të shmangni supozimet dhe nocionet e paracaktuara dhe të bëni kujdes në fajësimin e të tjerëve.

Mungesa e unitetit mes skuadrave – Thashethemet prekin shumë kompani dhe ato duhen menaxhuar drejt. Një strategji e çmuar në këto situata është bashkimi i skuadrës për të ndarë ide dhe për të krijuar një mjedis koherent.

Përcaktimi i objektivave dhe ndjekja e arritjes së tyre.

Të ngjashme