Këshilla të shkëlqyera nga Warren Buffet

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Warren Buffett ka lindur në 1930 dhe është një nga biznesmenët më të suksesshëm amerikanë. Ai është konsideruar gjerësisht si investitori më i suksesshëm i shekullit XX. Në vitin 2008 ai ka qenë personi më i pasur në botë, ndërsa në 2011 i treti në listë. Revista Time e ka etiketuar atë si një nga njerëzit me influencën më të lartë në botë. Ja disa nga këshillat që ai ka për të na dhënë:

Rreth të ardhurave: Mos u var kurrë vetëm nga një burim të ardhurash. Investo në mënyrë që të krijosh të paktën një burim të dytë.

Rreth shpenzimeve: Nëse blen gjëra që nuk të nevojiten, së shpejti do të të duhet të shesësh gjërat që të nevojiten.

Rreth kursimeve: Mos kurse atë çfarë ngel pas shpenzimeve, por shpenzo atë çfarë ngel pas kursimeve.

Rreth riskut: Mos e testo kurrë thellësinë e një lumi me të dyja këmbët.

Rreth investimeve: Mos i fut të gjithë vezët në një shportë.

Rreth pritshmërive: Ndershmëria është një dhuratë shumë e shtrenjtë. Mos e prit ta marrësh nga njerëz pa vlerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme