Këshilli i Investitorëve Evropianë e mirëpret pakon e Qeverisë për sektorin privat

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 18:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Investitorëve Evropian e ka mirëpritur pakon emergjente të Qeverisë, për tu dalë në ndihmë bizneseve pas situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit, por vlerësojnë se qeveria duhet të bëjë përpjekje edhe për një shtesë tjetër.

Emrush Ujkani, drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se duhet të ketë edhe më tepër, që sipas tij sektori privat dita e ditës po dëmtohet.

“Ne si Këshill i Investitorëve Evropian dhe me Odat si dhe klubin e prodhuesve ka një kohë që jemi duke u marr intensivisht me këtë çështje dhe ne si një prej këtyre akterëve që kemi avokuar së bashku e mirëpresim një vendim të tillë dhe do ta shohim se sa të aprovohet sepse ky është një propozim që e ka bërë ministri dhe të shohim se si do të kalon në qeveri. Por mbetemi me shpresë se kjo është faza e parë dhe të shohim se çka do të vjen pas saj. Ne jemi të interesuar që të ketë edhe më tepër sepse,  vërtet është e nevojshme për sektorin privat që të ndihmohet, por paralel duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe sektorit privat që dita e ditës po dëmtohet”, tha ai.

Ujkani ka thënë se Kosova nuk mund të sillet sikur vendet e zhvilluara,  të cilat kanë marr masa më të mëdha.

Ai ka pohuar se do të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’i shfrytëzon edhe mekanizmat e tjerë prezent dhe jo vetëm paranë publike.

“Unë nuk dua të spekuloj me shifra këtu por,  kjo është paga minimale që e kanë propozuar dhe që t’i kompensohet në njëfarë forme, mirëpo ne duke marr parasysh gjendjen në të cilën është edhe vendi dhe kuptohet që kemi një buxhet se tash është miratuar dhe kemi një qeveri që është në detyrë. Neve si Këshill i Investitorëve Evropian mendojmë që duhet të bëhen përpjekje për të pasur edhe një shtesë në krahasim me këtë çka është këtu por në të njëjtën kohë dhe të kuptojmë që ne nuk mund të sillemi sikur vendet që janë të zhvilluara dhe që kanë marr masa më të mëdha për ta mbështetur sektorin privat”, tha ai.

Ai ka thënë se do të kërkojnë edhe nga Qeveria e Kosovës që t’i shfrytëzon edhe mekanizmat e tjerë prezent dhe jo vetëm atë çka është para publike por,  edhe institucionet e tjera financiare apo organizatat të tjera prezente,  të cilat në një mënyrë apo tjetrën e mbështesin qeverinë përmes asistencës së tyre dhe këtë qeveria e ka për obligim ta bëjë.

“Unë mendoj që qeveria duhet të shkojë në limitin e asaj për ta ndihmuar sektorin privat sepse kjo është njëfarë forme sepse sektori privat është ai që i bënë zhvillimin një vendit dhe në një mënyrë apo tjetër ato mjete do të kthehen në këtë vend qoftë përmes pagave apo pagesës së taksave që bizneset i detyrohen shtetit dhe prandaj mendoj që qeveria duhet të bëjë përpjekje për të shkuar në limit të asaj çka ofron shteti edhe për sektorin privat pa e neglizhuar në asnjë moment atë çka është në interes i përgjithshëm mbrojtja e shëndetit publik, tha ai për Ekonomia Online.

Të ngjashme