Këshilli i Investitorëve Evropian me politika mbi dokumentin e politikave mbi rimëkëmbjen Ekonomike

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Investitorëve Evropian në ditët në vijim do i dorëzoi qeverisë së Republikës së Kosovës Dokumentin e Politikave mbi rimëkëmbjen Ekonomike.

Këshilli i Investitorëve Evropian (EIC) ka mbajtur sot tryezën virtuale të diskutimit në vazhdimësi të konsultimeve me aktërët kryesor, bizneset, ndërmarrës dhe të vetëpunësuarit në sektorin ekonomik në vend. Anëtarët e EIC diskutuan sot masat të cilat autoritetet e Qeverisë së Kosovës mund të miratojnë në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

“Ne jemi duke punuar me anëtarët tanë, Zyren e BE-së në Kosovë, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ekspertë nga kompanitë anëtare të EIC për t’iu përgjigjur pyetjes: Cila është masa e duhur për të krijuar një klimë favorizuese të të bërit biznes dhe të terheqjes së investimeve në kohë pas pandemisë COVID19?”- janë shprehur përfaqëesues të EIC.

Rekomandimet e dala nga tryeza virtuale e diskutimit do të përfshihen në dokumentin e politikave i cili do i dorëzohet qeverisë në ditët në vijim. Me synim të vetëm adresimin e mundësive të investimeve dhe ndikimin e tyre të menjëhershëm në ekonominë kosovare.

Ndër të tjera EIC konsideron se e ardhmja e digjitalizimit të operimit të bzineseve, dhe Investimet e Huaja Direkte në këtë sektor do të ndihmojnë vendin të rimëkëmbet pas fazës së pandemisë dhe do të rrisë konkurrueshmërinë e bizneseve kosovare. Korniza e rekomandimeve do të përkufizoi tre fusha kryesore: akitivitetet digjitale ekonomike, adoptimin digjital dhe infrasktruturen ligjore dhe praktike të investimeve digjitale në Kosovë.

Të ngjashme