Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit: Vendimi i ZRrE-së është joligjor dhe zhvatës, qytetarët të reagojnë

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 12:03 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit e ka quajtur të turpshëm, zhvatës dhe joligjor vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, që humbjet në rrjetin energjetik ta paguajnë qytetarët.

Në një konferencë për media, Sherif Zejnullahu, kryesues i këtij këshilli, tha se nëse Korporata Energjetike e Kosovës ka humbje, ZRrE nuk ka të drejtë që ato t’ia faturojë qytetarit, raporton Ekonomia Online.

“KEDS dhe Qeveria kanë kontratë të përbashkët, nëse ZRrE arsyetohet se KEK-u ka humbje, KEK-u është palë e tretë dhe nuk ka të drejtë ZRrE të marrë vendim që humbjet e palës së tretë t’ia faturoj konsumatorit, ky vendim i marrë me 20 gusht është antiligjor, antimoral dhe i dëmshëm dhe nuk gjen arsyeshmëri”, tha Fejzullahu.

Fejzullahu, më tutje, theksoi se është e padrejtë kur thuhet nga KEDS dhe ZRrE se ky vendim për faturim tek konsumatori është normale.

“Këshilli është i indinjuar me këtë vendim dhe ne porositim konsumatorët që këtë dëm në asnjë mënyrë të mos ta pranojnë”, shtoi Fejzullahu.

Sipas tij, humbjet e KEK-ut, që ZRrE dëshiron t’i rregullojë përmes konsumatorëve, është e padrejtë  dhe konsumatorët dhe qytetarët duhet ta ngrinin zërin e tyre.

Ndërsa, anëtari i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku, i mllefosur me vendimin e ZRrE-së, tha se kjo është hera e parë që Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve reagon në këtë mënyrë, pasi që, sipas tij, humbjet e të tjerëve po u faturohen qytetarëve në xhepat e tyre.

“Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e KEDS-it, ato i fatrohen qytetarëve dhe ne e konsiderojmë vendim jo ligjor, indinjues, detyrues apo me mirë thënë zhvatës, të turpshëm dhe të papranueshëm. Konsumatori nuk e ka obligim dhe as përgjegjësi të i mbuloj humbjet e KEK-ut dhe as të Qeverisë”, shtoi Kaçaniku.

Kaçaniku shtoi se vendimi i ZRrE është plotësisht i kundërligjshëm dhe me vendimin e tyre do ta pësojnë konsumatorët, pasi që kjo ndikon në rritjen e çmimeve dhe këtë duhet ta paguajnë taksapaguesit, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme