Këto janë kërkesat e gastronomeve ndaj Qeverisë së Kosovës

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 13:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gastronomet e Kosovës, kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, ku kanë shprehur kundërshtimin e tyre lidhur me kufizimin e orarit të punës, si dhe kanë paraqitur disa nga kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online

Petrit Kllokoqi, kryetari i gastronomeve të Kosovës, tha se Qeveria i pa ata si përhapës të Coronavirusit, ndërsa sipas tij doli që kjo nuk është e vërtetë.

Ai ka thënë se nëse Qeveria ka dyshim në rolin e gastronomisë së Kosovës, atëherë le të shikojë gjendjen e prodhueseve vendor.

“Ne dalim për të punuar për idaren tonë , që po del të jetë edhe idarja juaj. I bëjë thirrje qeverisë që të kthehet orari  i punës deri në ora 00:00”, është shprehur ai.

Kllokoqi, ka listuar edhe disa nga kërkesat e gastronomeve:

Subvencionim i pagave, mbulim 50 per qind te qeras, shtyrje të  pagesave dhe deklarimeve, riprogramim  të kredive dhe ulje e TVSH-së në 8 për qind. Për sallat dhe diskotekat që nuk kanë punuar këtë vit kërkojmë rimbursim.

Të ngjashme